• |
ide | kryesore

Tjetër viktimë nga koronavirusi, humb jetën 69-vjeçari nga Kruja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër person ka humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri duke e çuar në 42 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se një pacient 69-vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid-19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *