• |
ide | kryesore

“Venecia” i dha të drejtë Metës për Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas paragrafit, ’98’ të draftit, Presidenti Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Aty thuhet se Presidenti vërtet e pezulloi në mënyrë të njëanshme por do të duhet të plotësohej boshllëku ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet, dhe një mekanizëm zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Po ashtu ”Venecia” quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.

“Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”- shkruhet në raport.



3 Comments

  1. Ku jane keta politologet qe thoshin floriri, floriri. Ti pijne lengun dvoranit tani.

  2. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

    Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” (edhe pse ligji i referohet specifikisht vetëm fake-neës) Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita.

  3. Bravo Meta! Eshte i vetem ne keto kohe qe po vepron si burre shteti.Rama ne shtetberje dhe zbatueshmeri ligji eshte si zhgaravinat e expozites se tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *