• |
ide | kryesore

Zanardi përplaset me një kampion: piloti që humbi këmbët në Formula Cart, lufton për jetën për herë të dytë

-Instant, Sport



Një gabim në trajektore në dishezë, në autostradën 146 në komunën e Pienza, në provincën e Siena, e përplasja e tmerrshme me një kampion që vinte në krahun e kundërt. Alex Zanardi lufton mes jetës e vdekjes, përsëri, për herë të dytë. E edhe këtë herë janë shpejtësia dhe dashuria për sportin në destinin e tij.

Ishte në shoqëri të miqve e po përshkonte kilometrat e fundit të etapës së stafetës së Objektivit tringjyrësh, rezervuar për atletët paralimpikë në handbike, bicikletë ose karrocë olimpike. Alex, si gjithnjë, ishte në drejtimin e handbike kur mbeti i përfshirë në impaktin dramatik.

Ka përplasur kokën dhunshëm, duke humbur kaskën, e është cuar me urgjencë në spital. Fillimisht koshient, u transportua me helikopter në spitalin Le Scotte në Siena, ku u operua me urgjencë në neurokirurgji. Gjendja e tij, sipas boletinit të parë mjekësor, “është e një vështirësie ekstreme”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *