• |
ide | kryesore

Çfarë ka brenda librit të Boltonit që po çmend Donald Trump-in

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Planet



Libri i sapo përfunduar i ish këshilltarit të sigurisë së Donald Trump, John Bolton, po trondit Shtëpinë e Bardhë për shkak të raportimit të detajeve të rënda në lidhje me presidentin.

Në 577 faqet e kujtimeve të titulluara “The Room Where It Happened” ( “Dhoma ku ndodhi”), Bolton pretendon se Presidenti Trump i ka kërkuar Kinës që të ndikojë zgjedhjet në SHBA në favorin e tij, duke blerë më shumë grurë dhe sojë, të cilat rriten në zonat që mbështesin Trump.

Lexo më tej:

Biografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

Sipas librit të Boltonit, një përkthyes kishte deklaruar se Trump i kishte thënë presidentit kinez, Xi Jingping, që të vazhdonte të ndërtonte kampe përqendrimi për ujgurët, një pakicë etnike në Kinë, kundër të cilëve qeveria kineze ka ndërmarrë fushata të ashpra.


“Trump e zhvendosi papritur bisedën te zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke përmendur potencialin ekonomik të Kinës dhe duke i kërkuar Xi Jinping ta ndihmonte për të siguruar fitoren. Ai theksoi rëndësinë e fermerëve dhe blerjeve të shtuara të bimëve të sojës dhe grurit nga ana e Kinës, në rezultatin zgjedhor”, shkruan Bolton.

Sipas këshilltarit, Trump ia kishte ndërprerë Ukrainës financimet ushtarake, me kusht që të hapnin një hetim kundër rivalit të tij politik, Joe Biden.

Kjo çështje u përdor edhe si argument nga demokratët kur kërkuan ngritjen e një komisioni që të hetonte nëse presidenti duhej shkarkuar apo jo. Bolton refuzoi të dëshmojë në këtë komision.
“Washington Post” njofton se Trump me muaj të tërë kishte menduar se çfarë dhurate mund ti bënte diktatorit koreanoverior Kim Jong-Un. Trump e kishte quajtur Kimin “Little Rocket Man”, domethënë: vogëlushi me raketë. Për ta qetësuar liderin Korean se kjo shprehje nuk qe përdorur në mënyrë pezhorative, Trump dëshironte t’i dërgonte diktatorit një CD të nënshkruar të hitit të Elton Johnit “Rocket Man”.

Veç kësaj, Bolton pretendon se presidentit i mungojnë njohuritë gjeopolitike. Sipas tij, Trump nuk e dinte që Mbretëria e Bashkuar ishte një nga fuqitë bërthamore, si dhe mendonte se Finlanda ishte pjesë e Rusisë.

Fragmentet që kanë botuar gazetat amerikane si “New York Times”, “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, e bëjnë Donald Trump, të duket edhe më injorant se ç’mendonte bota deri më tani. Bolton citon ministrin e Jashtëm Mike Pompeo, i cili Trumpin në një shënim në letër e kishte quajtur: “so full of shit”, pra thjeshtë një idiot.

Administrata Trump po përpiqet të pengojë botimin e librit të programuar për 22 qershor, me pretendimin se ai përfshin informacione të klasifikuara mbi sigurinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjatë një interviste për Fox News se Bolton kishte shkelur ligjin. “Është një njeri i dështuar, por unë i dhashë një mundësi”, ishin fjalët e Trump.

Portret/ John Bolton, njeriu që pëshpërin në veshin e Trump për ndarjen e Kosovës

Departamenti i Drejtësisë ka depozituar një padi e kërkon një urdhër gjykate për të ndaluar botimin. Megjithatë shtëpia botuese thotë se qindra-mijëra kopje të librit janë shpërndarë tashmë në të gjithë botën dhe përpjekja e qeverisë nuk do të sjellë asnjë rezultat.

Bolton ka qenë këshilltar i presidentit për 17 muaj, para se të jepte dorëheqjen. Ai ka punuar edhe për presidentët Regan dhe Bush, ka qenë përkrahës i angazhimit të SHBA-ve në luftën me Irakun, mbështeti tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe sidomos u bë garanti për një marëveshje me ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 24 gusht 2018, në Kiev ai deklaroi se SHBA nuk e kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Mendoj se ka shenja të reja se të dy qeveritë janë të gatshme të negociojnë për këtë. Politika jonë, politika e SHBA-ve, nuk i përjashton korrigjimet territoriale, nëse të dy palët bien dakord me njëra tjetrën marrëveshja dhe mund të arrihet”.

Së fundi, tani që Bolton është shpallur një armik nga rrethi i ngushtë i Trump edhe emisari i presidentit për dialogun Grenell, e pranoi këtë fakt, por duke shtuar se ajo qe një ide personale e ish këshilltarit të sigurisë e pa mbështetur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Përgatiti: Lapsi.al



15 Comments

  1. u rrah barbarisht nga agjentë civilë të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitin 1997 dhe u mendua madje se nga plagët e marra kishte vdekur.

    Por fati dhe Zoti e deshi që ai të shpëtonte. I hedhur nga një makinë pa targa, atë e gjeti të masakruar një fshatar i zonës afër Liqenit Artificial të Tiranës. Fshatari e strehoi dhe e mjekoi vetë dhe Bardhoku u kthye në jetë. Për ngjarjen e rëndë në atë kohë shkruajtën jo vetëm gazetat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

    Gjithçka rezultoi për shkak të shkrimeve që ai bënte si gazetar i kronikës së zezë, por që për disa oficerë të SHIK kjo ishte e barazvlershme me vdekjen.

    Ishte koha kur gazetarët rriheshin, masakroheshin dhe vriteshin dhe nga kjo nuk shpëtoi dot as Bardhok Lala,diktatura e salih karaxhic berisha per ju shpellkare te kuptoni kush eshte salihu.ka krimet e medha qe salihu beri per 20 vjet

  2. Çfarë “argumentesh” paska paraqitur Boltoni në librin e tij, për ta “demaskuar” Trumpin !!!!!
    Pra Trumpi qenka ndihmuar nga kinezët që të zgjidhet president, ngaqë paska blerë në Kinë grurë e sojë.
    Të kishtë thënë Boltoni se Kina i ka shitur SHBA oriz e me orizin ka “korruptuar shoqërinë amerikane për të zgjedhur Trump si president, edhe do ta besonim, por SHBA furnizon me grurë gjithë botën.
    Edhe po të kishte shkruajtur Boltoni që Trump u ndihmua nga rusët duke ju a blerë grurin, sikur mund të ngjallte ndonjë dyshim, pasi Rusia është një ndër vëndet rekorde të prodhimit të grurit, po çne grurë nga Kina, që nuk i ngop do një miliard e gjysëm kinezë me orizin e saj, ti shiska oriz Amerikës ?
    Nuk po shtyhem më tej me marrëzitë që ka shkruar Bolton në librin e tij, thjeshtë si hakmarje që Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë.
    Më habit Lapsi se si është e mundur që edhe pranon që Boltoni ka hedhur idenë e rrezikëshme të ndarjes së teritoreve midis Kosovës e Sërbisë, e ka qenë mbështetës i serbëve, po aq sa Bushati është mbështetës i Kurtit, e përdor propogandën e këtij politikani anti Kosovë, për të sulmuar Trampin.

  3. Çfarë “argumentesh” paska paraqitur Boltoni në librin e tij, për ta “demaskuar” Trumpin !!!!!
    Pra Trumpi qenka ndihmuar nga kinezët që të zgjidhet president, ngaqë paska blerë në Kinë grurë e sojë.
    Të kishtë thënë Boltoni se Kina i ka shitur SHBA oriz e me orizin ka “korruptuar shoqërinë amerikane për të zgjedhur Trump si president, edhe do ta besonim, por SHBA furnizon me grurë gjithë botën.
    Edhe po të kishte shkruajtur Boltoni që Trump u ndihmua nga rusët duke ju a blerë grurin, sikur mund të ngjallte ndonjë dyshim, pasi Rusia është një ndër vëndet rekorde të prodhimit të grurit, po çne grurë nga Kina, që nuk i ngop do një miliard e gjysëm kinezë me orizin e saj, ti shiska oriz Amerikës ?
    Nuk po shtyhem më tej me marrëzitë që ka shkruar Bolton në librin e tij, thjeshtë si hakmarje që Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë.
    Më habit Lapsi se si është e mundur që edhe pranon që Boltoni ka hedhur idenë e rrezikëshme të ndarjes së teritoreve midis Kosovës e Sërbisë, e ka qenë mbështetës i serbëve, po aq sa Bushati është mbështetës i Kurtit, e përdor propogandën e këtij politikani anti Kosovë, për të sulmuar Trampin.
    Një ndër veprimet më të vendosura të politikës së jashtëme të Trumpit, është e kundërta e asaj që thotë Boltoni.
    Trump i shqetësuar që gjatë administratave të kaluara , ShBA kaloi në difiçit të madh në tregëtinë me Kinën, pasi mallrat kineze kishin mbytur tregun amerikan, ndërmori bllokomon e marëveshjeve tregëtare me Kinën, duke kërkuar me ngulm të bëheshin marëveshje të reja ku mardhëniet tregëtare të ishin të balancuara.

  4. Ca Kari ky bolja Bolton. Trump i tha kinezve bleni grurin tone!!! Hajvan me brire po qe per sa kohe ka hajvane me brire me shumic do boj ca lek me librin. I boni Trumpi milionere duke i shkarkuar. Po me mer dhe mua dhe pastoj me shkarko o Trump…

  5. Sa më shumë t’i kërkojnë shqiptarët ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, aq më të vështirë do ta bëjnë këtë mision pengmarrësit e demokracisë në Shqipëri, të cilët tek çarja e digës së statuskuosë shohin nisjen e rrokullisjes së pushtetit të tyre të korruptuar.

  6. Lexova një lajm interesant lidhur me Trump e pandeminë.
    U bënë në SHBA e në Europë protesta masive e përleshje midis protestuesve të dhunshëm e forcave të rendit, me shkak vrasjen një qytetari amerikan me ngjyrë nga një polic i bardhë, e po në këtë kohë në këtë vend ishin vrarë 10 policë.
    Si nuk u kujtua asnjë nga mediat majtiste të botës që të shqetësoheshte për vrasjen e 10 policëve apo të pyesinin se sa njerëz janë infektuar nga Covidi gjatë këzyre protestave ?
    Ndërkaq në lajm lexova se gjatë organizimit të një tubimi elektoral të presidentit Trump në një qytet, paskan dalë “pozitiv” nga Covid 6 persona nga “stafi” i i tij.
    E njejta histori por në kahjen e kundërt në Shqipëri.
    Mediat pranë Ramës, dhanë menjëherë lajmin se dy vëllezerit Budini, që kishin mbi dy vite që ishin në krye të protestave për mbrojtjen e Teatrit kombëtar, nga testi kanë rezultuar pozitiv e bile këtë lajm e deklaron publikisht me kënaqësi Edi Rama, kur nuk është publikuar asnjëherë se sa është numur o saktëi i punonjësve të administratës shtetërore, përfshi policinë, ushtrinë e personelin mjeksor të infektuar.

    1. Një gjë duhet ta fiksoni mirë në kokën tuaj, veçanërisht ju shqiptarët.
      Nëse një president amerikan sulmohet me tërbim nga mediat majtisto-komuniste, ky është një tregues se ai është i suksesshëm.
      Një ndër presidentët më të suksesshëm të SHBA, është konsideruar Regani, që solli edhe përmbysjen e perandorisë komuniste në Europë, veç ngritjes së ekonomisë së vëndit të tij.
      Po aq sa sulmohet sot Trump nga komunistët, sulmoheshte edhe Regani në kohën që ishte president.
      Ndër presidentët më të dobët të SHBA , që e ulën në minimum rolin udhëheqës të demokracisë së SHBA në botë, është Xhimi Karter e Obama.
      Obama fitoi dy mandate, vetëm për faktin se ishte presidenti i parë afroamerikan në SHBA, por gjatë kohës që ai qëndroi në Shtëpinë e Bardhë, në sondazhet si njeriu i vitit ndër liderët botërorë, nuk dilte një president amerikan, por lideri problematik i Rusisë, Putini.
      Sot në botë pak kush meret me Putinin, por e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek Trump, edhe për faktin se mënyra e tij e drejtë për drejtë e shfaqjes së mendimit , ndryshe nga frazeollogjia boshe e hipokrite e establishmentit të vjetër politik, emërtohet si “karagjozllëk”
      Lideri shtetëror nuk duhet të vlerësohet nga retorika, fjalët, por nga vepra e tij.
      Është fakt se Trump e rigjallëroi ekonominë amerikane e zbatoi ate politikë për të cilën zgjidhen të gjithë liderët , që si prioritet kanë progresin e vëndit të tyre, e jo të karriges së tyre të pushtetit.

  7. Shihni fjalorin e Bashes, eshte shume i varfer. Vetem 50-60 fjale te zakonshme. Kurre nuk i referohet ndonje autori ne çfardo rethane qofte. Nuk e dime se kur ka qene libri i fundit qe ka lexuar. Nuk i kuptohet asnje lloj hobi; as per sport, as per art, as per shkence,as per teknologji, me pak fjale per asgje. Diket sikur eshte prodhuar ne laborator per lende te pare brut.
    Une mendoj qe ai mund te jete model i mire i nje krushku; ai duhet te jete bure i mire. Dhe kete ai mund ta beje. Ai genjen por nuk eshte genjeshtar; ndoshta ai gjithmone nuk di te verteten ose ja imponojne nje ” te vertete” Çeshtje personaliteti.
    Ai nuk mund te drejtoje kurre nje gjykate, prokurori, banke, osshe, ujsjelles apo ndermarje pastrimi, se i merr me qafe !
    Hajde pastaj beje kete personazh kryeminister !

  8. O lapsi a keni ndonje lajm te mire qe Trump ka bere dhe po ben per Ameriken?!Jeni bere me keq se CNN , gjithsesi ata qe votojne dhe e duan jane me shume se ata qe as i afrohen dot.Mos e harroni kaq shpejt Obamen qe me shume te drejta se kujdo ju dha homove dhe njerzve me ngjyre duke mos bere asnje pune.Amerika ka vend per cdo njeri qe punon dhe respekton kushtetuten.Megjithate ju dini se kush eshte pas ketyre njerzve,ata qe asnjehere nuk duan kete vend dhe perdorim fuqine e Tij si mashe
    per interesat e tyre.Por Amerika nuk eshte bere per keta lloj njerzish, por gjithkush qe ka vend aty e di mire se se kush eshte ky komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *