• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Po infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në QSUT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha vazhdon denoncimet për përhapjen e infeksionit të koronavirusit në Qendrën Spitalore Universitare, të cilën ish-kryeministri e quan ‘bomba biologjike’.

Sipas Berishës, po infektohen me Covid-19 personat e sëmurë me leucemi akute.

Denoncimi i Sali Berishës 

Një lajm alarmant!

Infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në bombën biologjike QSUT!

Këto janë pasojat e rënda të shndërrimit të QSUT në bombë gjigande biologjike! Krim i rëndë i Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Berisha! Kam dashur t’ju shkruaja para 5 ditëve kur mora një informacion se nga spitali i sëmundjeve të brendshme janë transferuar 11 pacientë me leucemi akute (informacionin e kisha nga një mik i imi që punon aty në atë spital) por dhe vetë nuk doja ta besoja, por fakti që po shoh se brenda një jave kemi 4 viktima me “kovid”, më lë të kuptoj lojën e pisët dhe mashtruese që po bën kjo qeveri me dirigjent Ramsin, kjo është e tmerrshme. Respekte



2 Comments

  1. Bashkim Gazidedes, ish-kreu të SHIK-ut famëkeq 1992-1997. Duke u ndalur tek cilësimi ‘personalitet i shquar’ i Gazidedes nga Partia Demokratike, Braho rendit disa nga krimet që kanë shënjuar veprimtarinë e Bashkim Gazidedes në krye të SHIK-ut. Spartak Braho e sheh veprimtarinë e zezë të Gazidedes të njësuar me atë të Sali Berishës.

    “Në cilën fushë është personalitet? Vetëm në fushën e “mbrojtjes” u tregua personalitet si i graduar gjeneral me dekret të posaçëm udhëhoqi me egërsi operacionin ndëshkues të ushtrisë dhe SHIK-ut kundër popullsisë në zonat e jugut, si në Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë etj. Masakroi jo vetëm liderët socialistë, gjakosi gazetarët dhe dogji zyrat e gazetës ‘Koha Jonë’, por edhe figura të PD, si Azem Hajdarin, Arben Imamin, Safet Zhulalin etj. Është personalitet se ndoqi e burgosi aktivistet ilegalë kosovarë që Adem Jashari, Remzi hoxha, Hashim Thaçi etj., se vendosi lidhje me drejtuesit e UDB-së jugosllave, me Arkanin? Se u largua si qen i zgjebosur dhe u zhduk në Azi për t’ju fshehur drejtësisë pas viteve ‘97? Ja doli gazidedja per te shpifur si gjithmone

  2. Nese eshte e vertete, do ishte nje super skandal.
    E vertete ose jo, kur ben nje akuze te tille, egzistojne 2 mundesi:
    1 ) Shkon vete ne prokurori dhe ben kallezim.
    2) Te merr prokuroria me force dhe nese del qe ke shpifur,ta fut nje denim te mire.
    Keshtu ndodh ne nje vend normal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *