• |
ide | kryesore

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Të shumtë janë ata që kanë ngritur dyshimin nëse loja që po bën opozita parlamentare dhe lista Murrizi duke kërkuar një garim pa koalicione në zgjedhjet e ardhshme, është shërbimi më i mirë që mund ti bëhet Edi Ramës. Përtej fjalëve dhe thashethemeve Lapsi.al ka bërë një llogari të thjeshtë lidhyr me deputetët që do të humbiste Rilindja nëse opozita e sotme dilte në zgjedhje e bashkuar. Për këtë kemi marrë për bazë rezultatet reale të vitit 2017 (ku falë gafës që bëri Basha në marrëveshjen me Ramën u garua pa koalicione) por duke i korigjuar sikur partitë që sot janë në opozitë të kishin garuar të bashkuara.

Në këtë mënyrë edhe pa vargun e skandaleve të mandatit të dytë që filloi me përgjimet e Saimir Tahirit, vazhdoi me ato të BILD-it, me shtimin e 15 kushteve për negociatat me BE, skandalin e Unazës së re, rënien ekonomike rritjen e borxhit dhe koncesionet skandaloze për oligarkët, pra edhe pa gjitha këto pika të errrëta Edi Rama do kishte humbur në disa qarqe. PS do të kishte humbur një deputet të sigurtë në Durrës, në Fier, në Korçë dhe në Tiranë. Por ajo do të vinte në diskutim nga një deputet edhe në Elbasan apo Dibër.


Pra, me këtë llogari, Rama nuk do të kish qenë shumicë i vetëm që në 2017 e jo më tani që imazhi i tij është telendisur keq.

Qarqet ku PS do humbte me siguri një deputet:

Durrësi
Me kontributin e fortë të Vangjush Dakos që doli në përgjime për blerje votash me Avdylajt, PS arriti të marrë 73 mijë vota që i mundësuan 8 mandate nga 14 gjithsej. Ndërsa partitë që gjenden sot në opozitë prej faktit që nuk ishin në koalicion morrën vetëm 6 mandate me 71 mijë vota. Rreth 6 mijë vota plus të LSI dhe PDIU shkuan dëm. Nëse do kishin qenë në koalicion rezultati i Durrësit do të kish qenë 7 me 7.

Fieri
Qarku i Fierit si hambari tradicional i PS i siguroi asaj një fitore të thellë 10 me 6. Por në këtë qark PDIU që garoi e vetme mori 6348 vota të cilat i shkuan dëm. Një koalicioni opozitar i duheshin jo më shumë se rreth 4 mijë vota për të prodhuar mandatin e pestë, që do i zbriste një mandat PS-së duke e çuar rezultatin final në 9-7.

Korça
Aktualisht PS është partia e parë në këtë qark me 6 deputetë. Por nëse do kishin qenë bashkë partitë e koalicionit të sotëm opozitar, kanë së toku afro 2 mijë vota më shumë. Pra të bashkuara ato do ta kishin përmbysur rezultatin në 5 me 6 në dëm të PS.

Tirana
Për shkak se u garua pa koalicione PS e fitoi kryeqytetin 18 me 16. Ajo mori 201 mijë vota ndërsa opozita rreth katër mijë më pak. Por nëse PDIU që mori 12 434 vota nuk arriti të nxirrte deputet do të kishte qenë në koalicion, rezultati mund të shkonte barazim 17 me 17.

Qarqet ku PS mund të humbte një deputet:

Elbasani
Në Elbasan PS është 13 mijë vota mbrapa një koalicioni të mundshëm opozitar, por ajo arriti të ketë 7 deputetë po aq sa të gjitha partitë e tjera sëbashku. Normalisht me një logjikë matematike rilindja do e humbiste një vend në parlament në këtë situatë. Por këtu ka një kleçkë. Se shumë nga votat që sot i faturohen PDIU janë vota personale të Aqif Rakipit që tashmë e ka humbur mandatin prej ligjit të dekriminalizimit dhe zor se atom und ti bashkëngjiten automatikisht një koalicioni opozitar për ta përmbysur rezultatin në 6 me 8.

Dibra
Po njësoj me Elbasanin interpretohet edhe Dibra. Një koalicion i bashkuar opozitar do e nxirrte rezultatin 3 me 3, por është e vështirë që votat e PDIU, si vota çame të mara nga Ymer dhe Reme Lala të llogariten për opozitën.

©Lapsi.al

31 Comments

  1. Rilindja humbet edhe pa koalicione, me koalicione rilindja do kete pak a shume te njejten disfate te PD ne vitin 2017. Do kete shume njerez te zhgenjyer nga rilindja qe nuk di shkojne te votojne apo do votojne kunder saj. Rama do e coje sektin e tij ne te njejten katastrofe sic ka cuarvendin. Vec kesaj, premtimet e rilndjes nuk jane realizuar ne asnje rast dhe ka patur nje keqmenaxhim te jashtezakonsehm te financave publike. Per premtimet mjafton vetem te thuhet se rruga Kardhiq-Sarande qe ishte shpallur nje prioritet qe ne 2013, po zevendesohet me tunelin e Llogarase qe i sherben kryesisht nje personi te vetem. Ndersa menaxhimi qe i eshte bere dy fatkeqesive natyrore eshte pak te thuhet skandaloz. Banoret e demtuat nga termeti i 26 nentorit, jane akoma ne meshire te Perendise dhe akoma nuk kane pare ndonje zhvillim ne favor te tyre, ndersa nga 220 milione eurot e ndihmes qe dha BE per pandemine, ne favor te njerezve dhe bizneseve qe i ka shkaterruar mbyllja tre mujore, kane shkuar vetem 100 milione. Pra pjesa me e populluar e Shqiperise e cila ka mbi 50 vende ne parlament, eshte ne pike te hallit per shkak te politikave te papergjegjshme. Rilindja me ne krye piktorin, duhet te jete e kenaqur nese merr 50 vende ne parlament. Vetem se kjo sjell rrezikun tjeter qe edhe maxhoranca e ardhshme te jete nje supermaxhorance e te bjere shpejt per shkak te mendjemadhesise dhe per shkak te percarjeve te brendshme te koalicionit si dhe te kerkesave per fetat e tortes se pushtetit.

    1. Jam shume dakort qe rilindja edhe pa koalicione eshte e humbur . E ka qelb aq shume saqe nuk ka ku te perplas koken . e mira do ishte te bente ndryshimet qe te pakten ne tete vite pushtet te bente nje veprim te mire per vete dhe shqiptaret dhe ti njihej nga te gjithe Ps ky veprim . Vdis te pakten me nder o palloshi i anetes . E ke nje mundesi .

  2. Qe ka te zhgenjyer nga PS, nuk do shume mend, sidomos pas 7 vitesh ne pushtet.
    Po problemi eshte se ka po aq te zhgenjyer dhe nga opozita. Qe keto 7 vite vetem ka zhgenjyer dhe nuk inspirion asnje. Lere pastaj te mendosh qe LSI ka mbaruar si parti. Dhe ne rastin me te mire eshte pergjysmuar fuqia e saj.
    Ngelet per te pare. Po besoj se PS nuk I ka nxier akoma letrat ne tavolin.

    1. Lsi e Pdiu kan marr aq vota ne 2017 se kan qene ne pushtet e kan blere vota pa fund e ska njeri qe se dim sot qe sjan me ne pushtet u kan firuar votat, lsi skap me shume se 4-5 deputete e pdiu ska per te marr asnje

  3. Shqiptareve i duhet nje sistem zgjedhor qe tu ktheje besimin te sistemi demokratik. Analiza bazohet ne nje sistem ku votat e qytetareve trasferohen, villet e blihet e sistemi zgjedhor deformohet. Nuk eshte e rendesishme kush do fitoje eshte e rendesishme qe zgjedhjet te shprehin vullnetin e qytetareve e te mos ndalojne artificialisht futjen ne skenen politike te risive politike.

    1. po qy i Kardhiqit o Lefter, c’na duhej..Nuk me duket se kane mbetur shume njerez ne ato humbetira! Apo tu bejme jeten e bukur minoritareve qe edhe taksat i paguajne ne greqi,

  4. Luan padyshim rol në shpërndarjen e mandateve abuzimi me shifrat për partitë e vogla që marin pjesë në zgjedhje pa koalicion e pamvarësisht nga ndarja hileqare teritoriale, që në fakt ishte një ndarje elektorale në favor të PS, , opozita e bashkuar në qarqet më të mëdha si ato të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Lezhës, Fierit etj. mund të dalë jo barazim por me fitore.
    Por nëse i referohemi performancës së qeverisjes, llogjikisht elektorati shqiptar duhej të hidhte dy herë më pak vota për PS, krahasuar me vitin 2013.
    Do të ishte e tepërt të përmendnim të gjitha skandalet e qeverisë Rama e veçanërisht të tij si person.
    Të mos harojmë gjithashtu përsa i përket performancës së qeverisjes, se për herë të parë në këto 30 vite, Parlamenti Europian del me një rezolutë me përmendjen e 15 kushteve për fillimin e bisedimeve për integrimin europian, që në fakt janë 15 akuza për këtë qeveri.
    Nëse mandati i parë i Ramës mund të konsiderohet si mandati i kanabizimit e kriminalizimit të institucioneve të shtetit, mandati i dytë i tij, mud të konsiderohet si shkatërimi i plotë i shtetit demokratik.
    Çfarë motivesh veç atyre korruptive mund të shtyjnë elektoratin shqiptar që të votojë për qeverinë Rama ?
    Opozita e djathtë veç ca të mashtruarve nga soji i Patozëve që mund të abstenojnë, masivisht do të votojë kundër Ramës, por veç abstenimit të socialistëve të mashtruar nga Rama, kam bindjen se edhe shumë shqiptarë me bindje të majta do të votojnë kundër kapitalizmit mafioz të kësaj qeverie..
    E vetmja shpresë e Ramës për të fituar diç më shumë vota, ngelet vetëm përsëritja e blerjes së votave e manipulimit masiv të zgjedhjeve..
    Këtu e ka fjalën drejtësia.
    Nëse para zgjedhjeve, më së fundi Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të pa korruptuar e të depolitizuar , e autorët e blerjeve e vjedhjeve të votave , do të dalin para gjykatave e të ndëshkohen, sëbashku me bandat mafioze të trafiqeve të ndyra e të lidhura me “duar akulloren” Gjushi, do të pakësohen “trimat” që do të guxonin që për 5 mijë lekë të fituar nga shitblerja e një vote, të rrezikojnë të hanë 10 vjet burg.

    1. Me ate bindje fli ti..
      Flini dhe 1 vit, dhe kur te coheni qershorin tjeter. Mbani mendjen se mos ju shket.
      Partia socialiste me nr ka qen gjithmon partia e pare. Dhe ka nje mekanizem elektoral perfekt. Kijeni inat, po jepini hakun.

  5. Duhet te marre fund tallja dhe perdhosja qe i behet votes tone dhe kjo arrihet vetem me lista te hapura dhe pa pseudokualicione,keshtu vota ime dhe e gjithsecilit do shkoje per ate qe une dhe secili duam dhe jo te perdoret per pazare te pista,si dhe duhet te largohen nga skena politike parti pa asnje anetare,kryetaret e te cileve behen deputete vetem se u ngjitet si muti pas kepuces partive te medha ku shembull tipik jane Dule,N.Ndoka,F.Mediu etj.te cilet nuk i voton as gruaja e vet….

  6. Nje shkrim per te mbajtur Lart frymen revolucionare demokratike ne rradhet e pakta qe I kane ngelur pd mbas 17 dhe 19 ku disfata ka qene e pa llogaritshme,shkrimi kerkon nga shpellkaret qe ta mbajajne te ngrehur revolucionin demokratik 7 vjecar te salihut por shkrimi nuk ka llogaritur dhe vellezerit budina dhe pastaj lulzimja ben shumicen e opozites

  7. Qe tani -njesitet guerilje-te hidhen ne veprim.Ky shkrim te lexohet ne te gjitha organizatat e partise ,ne ato te masave,sidomos me organizaten e -freleshit-qe armiku i kllases mos na i demoralizoi njerzit tane.Te gjithe te mobilizohemi me te gjitha forcat,me te gjitha menyrat qe ne keto zgjedhje ti fitojme te 140 deputetet,duke perdorur trinomin-bli-vidh dhe fito-.Ky material te shperndahet ane mbane vendit.

  8. u rrah barbarisht nga agjentë civilë të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitin 1997 dhe u mendua madje se nga plagët e marra kishte vdekur.

    Por fati dhe Zoti e deshi që ai të shpëtonte. I hedhur nga një makinë pa targa, atë e gjeti të masakruar një fshatar i zonës afër Liqenit Artificial të Tiranës. Fshatari e strehoi dhe e mjekoi vetë dhe Bardhoku u kthye në jetë. Për ngjarjen e rëndë në atë kohë shkruajtën jo vetëm gazetat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

    Gjithçka rezultoi për shkak të shkrimeve që ai bënte si gazetar i kronikës së zezë, por që për disa oficerë të SHIK kjo ishte e barazvlershme me vdekjen.

    Ishte koha kur gazetarët rriheshin, masakroheshin dhe vriteshin dhe nga kjo nuk shpëtoi dot as Bardhok Lala,diktatura e salih karaxhic berisha per ju shpellkare te kuptoni kush eshte salihu.dora vete me emer te vertet stalini ben thirrje si dikur enveri I salihut

  9. E gjithe kasta politike i eshte kunderven ndryshimit te sistemit dhe asnje nuk flet per sistemin aktual , a thua se nuk ishte ky sistem qe ngriti ne piedestal kriminelet , servilet dhe injorantet ? A thua se nuk ishte ky sistem qe krijoje kete kaste politikanesh qe e degjeneruan kete vend ? A thua se nuk ishte pasoje e ketij sistemi varferimi i ketij vedi ? A thua se nuk ishte ky sistem qe e mbushi administraten me servila dhe injorant? Disa kryetar partish , perfshi dhe te gjatin tone , arrijne deri aty sa thone se prape po kryetaret do ti bejne listat dhe se nuk ka asnje ndryshim . Ky eshte justifikimi me absurd dhe idiot qe kam degjuar deri sot . Po mor po , ti o kryetari i patrise do ta beshe listen (edhe pse me status partie nuk te takon ty ) . Por ne ndryshim nga ajo qe ti me servirje me pare , une nuk votoj detyrimisht per numrin 1 , 2 , 3 etj etj te listes tende te servileve por e beje vete perzgjedhjen dhe zgjedh 85,92 ….138 ,139 dhe 140-in . Nryshimi i sistemit eshte nje domosdoshmeri absolute . Pastaj nese futen me koalicione apo veçe veç kjo le per te diskutuar . Por futja e partive ne zgjedhje veç e veç nuk do te thote se ti nuk mund te beshe koalicione(aleanca) parazgjedhore per krijimin e qeverise se ardheshme .
    Le pastaj kur thone se partite e vogla e duan ndryshimin ndersa te medhajat jo . Asnje nga keta kryetaruc partie nuk e do ndryshimin , kjo eshte nje genjeshter me bisht . Ato qe nuk e duan me shume jane partite e vogla sepse udhehiqen nga ca karagjoz qe kujtojne dhe duan te besojne qe bota rrotullohet rreth tyre . Nese nuk do te kishin kete fuqi , ata mbeten nje hiç , nje hiç me xhufke .

    Qe koalicionet sot per sot favorizojne opoziten nuk duhet te kesh grade shkencore per ta kuptuar . Edhe nje miop e shikon se me aq parti sa eshte fronti opozitar i leverdisin koalicionet . Por ky eshte shikimi prej miopisti dhe pragmatisti qe nuk te çon larg , thjesht mund te beje te mundur rrotacionin por jo permiresimin e politikes dhe jetes se shqiptareve dhe mbi te gjitha demokratizimin e vendit . Shqiptaret thjesht nderrojne padron por ne thelb ngelen perseri te nenshtruar . Pse ky eshte qellimi i nje kombi ? Pse ky eshte qellimi i demokracise ? Zoterinj , duhet largpamesi dhe jo miopizem .

    Nje miop ose pragmatist dallohet nga nje largpames per faktin se pragmatisti e shikon nje send ashtu siç eshte ndersa nje largpames e imagjinon se çdo te realizoje me ate send . Dmth nje miop e shikon gurin gur ndersa largpamesi e shikon nje skulpture , nje miop e shikon trungun trung ndersa nje largpames e shikon si nje barke etj . Nje miop shikon nje pellembe para syve , nje normal shikon se çka perballe dhe shikimi perfundon ne kodren apo objektet qe ka me afer , nders nje largpames shikon edhe se çfare ka pas kodres dhe pas çdo objekti qe e rrethon .

    Te mirat e mos lejimit te koalicioneve para zgjedhore jane te shumta . Ne radhe te pare zhduk partite shushunja qe anetar te vetem kane kryetarin e saj . Ne radhe te dyte lejon krijimin e sa me shume partive dhe u jep mundesin atyre te demokratizojne politiken dhe vendin (me sistemin qe kemi nje parti e sapo krijuar nese nuk hyne ne koalicion eshte e destinuar te vdes qe pa lindur ) . Ne radhe te trete , dajla e vetme ne zgjedhje e bene nje parti me te pergjegjshme ne perzgjedhjen e kandidateve dhe me te vetedijshme ne punen qe duhet tebeje per te fituar edhe nje vote te vetme . Ne radhe te katert , duke vendosur nje prag (qe per mendimin tim 1.5 % eshte pragu ideal) , bene te mundur largimin perfundimtar te elementeve krimeno- mafioz nga parlamenti .

    Ndersa analiza qe ju si staf i Lapsit keni bere ka shume pasaktesi .
    Ne radhe te pare llogaritjet jane bere si sistem proporcional rajonal dhe jo proporcional kombetar . Po ta kthesh ne proporcional kombetar dhe pa pa koalicione , Shpetim Idrizi sot do ishte deputet dhe nuk do ta humbiste mandatin per vetem 16 vota . Ne Durres dhe Korçe perseri opozita e sotme (pa koalicione) do ti kishte marre keta dy deputet . Ndersa per Dibren dhe Elbasanin nuk po flas sepse ato jane vota personale dhe jo vota partie . Me sistem proporcional kombetar pa koalicione sot Tom Doshi nuk do ishte deputet .
    Ne radhe te dyte ju keni bere nje analize por nuk keni marre parasysh qe sot te gjitha Bashkite e vendit i perkasin PS-se . Ne e dime shume mire se Bashkite gjenerojne vota . Ne analizen tuaj ju nuk keni marre parasysh qe numri i punonjesve te administrates dhe ketyre bashkive eshte fryre po po fryhet dita dites . Nga 87 mije ne 2013 ka arritur ne 172 mije ne 2020 dhe do kapi 200 mije ne 2021 .
    Ne analizen tuaj nuk eshte marre parasysh abuzuimi financiar qe po behet me fondin e termetit . Po vidhet ne menyre te shfrenuar , dhe listat e te demtuarve eshte dryre aq shume me militant saqe po kthehet ne liste partiake . Edhe keto gjenerojne vota , biles shume vota .

    Une jam per ndryshimet dhe mendoj se per momentin duhet :
    1 – Faktikisht jam per sistem maxhoritar te paster me 140 zona , por ne munges te kesaj jam per Sistem proporcional kombetar me lista te hapura dhe pa koalicione .
    (Mund te behen koalicione parazgjedhore per krijimin e nje nje qeverie te perbashket )
    2 – Pragu elektoral te jete 1.5 % ( ne menyre qe te lejoje parti te reja,por edhe te frenoje kriminelet te hyne ne parlment , duhen 1.600.000×1.5% = 24.000 vota)
    3 – Votim dhe numerim elektronik dhe zgjedhjet te organizohen nga sistemi drejtesise ( keshtu behet depolitizimi partiak i zgjedhjeve)
    4 – Te zbatohet statusi i nenpunesit civil dhe numri i punonjesve ne administrate te percaktohet ne baze te popullsise ( ne kete menyre administrata do jete profesionale dhe nuk do jete peng i partive)
    5 – Partite qe nuk marrin dot per dy here rrjeshte minimalisht
    0.25% te votive ( dmth afersisht 4000 vota) te ç’rregjistrohen .

    Do duheshin edhe shume ndryshime te tjera por mendoj se per momentin keto jane me imediatet dhe me te rendesishmet . Tung te gjitheve .

    1. Shumë fishekë ke harxhuar o iks por ke haruar kryesoren.
      Shqipëria po nuk pati një sistem të pastër drejtësie të pakorruptuar e të depolitizuar, numurin e votave nuk do ta përcaktojë sistemi zgjedhor po sistemi i mafies së bandave kriminale.
      Boll me këto marrëzira alla shqiptare, hap kutitë, mbyll kutitë, hapi listat, mbylli listat.
      Në Europën perëndimore ka mbi dy shekuj që përdoren variante të ndryshme sistemesh votimi, por problemet kanë lindur vetëm me lindjen e diktaturave naziste apo fashiste, kurse në lindje me diktaturat e “pordhatariatit”.
      Aktualisht në Shqipëri po vepron diktatura e mafies, e mafien mund të përmbys vetëm një sistem i përsosur i drejtësisë.
      Vetëm kur Shqipëria të ketë një sistem të përsosur të shtetit ligjor të kontrolluar nga një drejtësi e pa varur dhe e pa korruptuar, vota do të shkojë atje ku e dëshiron votuesi.
      Hapi e mbylli listat e kandidatëve si të kesh qejfë, por në popuj të varfër e me një të kaluar kriminale politike si Shqipria, për votën do të vendosë paraja e pistë.
      Le të shpresojmë që para zgjedhjeve të ardhëshme të plotësohet kushti që i është vënë Shqipërisë për integrimin europian, që drejtësia të ndëshkojë rreptë cilindo që ka abuzuar me votat.
      Të gjitha teoritë se në Shqipëri forca më e madhe qenka ish Partia e Punës, sot partia socialiste, do të ishte një pranim se shoqëria shqiptare pranon partitë e krimit.
      Nëse do të ishte kështu, Shqipëria akoma edhe sot do të ishte me sistemin diktatorial enverist e nuk do të kishin emigruar gjysma e popullsisë..
      Problemi është se bartësit e krimit politik të dikurshëm, nuk u ndëshkuan, dhe ata sot janë bartësit e një krimi tjetër, krimit të mafies.

      1. Ne nje shtet te se drejtes ku kerkojme te shkojme , drejtesia eshte njeshi i gjithçkaje . Nuk mendoj se ka njeri me dy pare ment ne koke qe mund ta veje ne dyshim kete qe thua ti , dmth nuk mund te funksionoje shteti nese nuk funksion drejtesisa . Nje shtet pa drjtesi eshte si nje anije ne mes te oqeanit por qe nuk ka as busull dhe as yje qe te orientohet . Nje shtet pa drejtesi eshte njesoj si nje i verber qe endet neper shkretetire per te gjetur rrugdalje . Aq me keq funksionojne gjerat kur ke drejtesi te shtremberuar dhe qe funksionon anapolla .
        Ato qe thashe me siper jane hapat e para dhe te domosdoshme duke supozuar se vetingu ne drejtesi do arrije ta fuse disi ne brazde kete te fundit . Por duhet te kesh parasysh qe shteti , ekonomia , demokracia , drejtesia etj, jane te nderlidhura dhe funksionojne si nje reaksion kimik zinxhir . Vetingu , mir apo keq , po behet , te bejme edhe keto ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore dhe mendoj se kemi hedhur nje hap gjigant drejt shtetit te se drejtes . Tung

    2. Ne Diber e Elbasan thua ti jane vota personale. Pra ti thua qe me.sistemin mazhoritar Aqifi apo Ymeri i Lales nuk do behen deputete? Si keshtu? Ne fakt ne llumin ku ka rene Shqiperia partite politike duhet te ishin filtri per ti ndaluar keta mostra qe per pare e pushtet vrasin edhe femijet e tyre, por kur ti i merr dhe i ve ne krye te listave ska sistem qe i mban. Une jam per demokratizimin e partive dhe konkurim te brenshem te kandidaturave per tu.zgjedhur ama me nje kontroll me fuqi vetoje nga strukturat me te larta te partive te cilat kane mundesine e qasjes ndaj informacionit mbi kandidatet. Sigurisht nje mekanizem i tille mund te kthehet ne gijotine ne dore te kryetarit por gjithesesi presioni i krijuar nga poshte do ta limitonte pushtetin e tij. Dhe ne fund gjithcka varet nga vullneti i politikaneve. Nuk ka sistem drejtesie ne bote sado i mire e i drejte te jete qe ta binde nje mafjoz qe te heqe dore nga zanati.

      1. Nuk e thote ai X por e thone faktet qe Qifja dhe Remja i kane votat e tyre o berati . Qifja iku nga dekriminalizimi , ndersa remen e merr PS . Ne duhet te luftojme qe edhe remja dhe te ngjashmit e saj te zhduken nga politika . Sepae mafiozet nuk iken vete , ata i largon dekriminalizimi , pragu elektoral dhe filtrimi nga strukturat e partive.

  10. NESE NE 2017 LSI MORI 226 000 VOTA , PDIU MORI 76 000 DHE TE GJITHA PARTITE E TJERA TE VOGLA MOREN RRETH 60 000 VOTA , NE 2021 TE GJITHA SE BASHKU NUK DO E KALOJNE SHIFREN E 150 000 VOTAVE . SEPSE KETO NUK JANE VOTAT E TYRE POR TE PUSHTETIT QE ATA KISHIN . KETU DO JEMI DHE DO SHOHIM . NESE PD MBESHTETET TEK KETO PARTI LARAMANE E KA TE HUMBUR DAVANE . NDRYSHIMET RRENJESORE TE KUSHTETUTES DHE SISTEMIT ZGJEDHOR KTHEJNE BESIMIN ENJEREZVE TEK JU DHE BEJNE QE NJEREZIT TJU VOTOJNE .

    1. Edhe une jam dakort me mendimin tend , per mua keta luhasin nga 150 deri ne 200 mije vota dhe asnje kokerr me shume . PD -s i duhet pune per te rikthyer besimin e njerezve ,te tjerat jane prralla me mbret .

  11. Alfred Cako: Tani do të jetojmë nga 600 vite, në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë por i mbajnë të fshehtë,o berat ckare pat fat lexoje kete ish deputetin e salihut dhe fli rehat me karin qe pate fat o berat

  12. Ne zgjedhjet e ardhshme keto dy gjera jane te sigurta:
    1. Sondazhet nuk vlejne asnje grosh
    2. Numrat matematikore dhe llogaritjet qe bejne “specialistet zgjedhore”
    Kjo per faktin se nuk ndodhemi aspak ne nje situate normale, ose relativisht normale, pasi nje kemi ne drejtim nje njeri te semure, mashtrues, grabites, mafioz dhe bashkepunetor me nje bande oligarkucesh qe kane plackitur e grabitur pa hesap gjithshka. Jemi perpara nje situate lajthitje totale te shtetit dhe kombit te marre peng nga nje ky monster. Dhe per keto arsye them qe nuk hyjne me ne pune ato sondazhe e llogaritje, pasi kete here do te kete jo shuplaka e grushta, por ‘vare’ mbi kete bande e keta bandite.

    1. UNE JAM SHUME OK ME KETE QE THUA . JO VARE POR ÇEKIÇ PNEUMATIK DHE E KA PAK PALLOSHIN 2 METROSH I KURVES ANET . POR SIKUR NUK KA LEZET HYP NJONI E ZDRYP TJETRI . U KTHYEM NE POPULL KURVE , QE PER INAT TE NJONIT JA JAP TE PARIT QE GJEJM NE RRUGE .
      KSHU DO VAZHDOJME AKOMA ? NUK MENDON SE DUHET ME U NDYSHU ME PARE DHE PASTAJ ME ZGJEDH ?

    1. HAHAHAHAHAHAAAAAAAA ….JENI MILITANT ME IDOT QE MUND TE KETE RRUZULLI .
      PO QE PER SHPARTALLIM , JU JENI SHPARTALLU KOM E KOK O KURVE E KUQE . NE NDRYSHIM NGA JU KURVAT E KUQE NE NUK DUAM ME TE NA SUNDOJNE POR DUAM QE FJALA JON TE DEGJOHET DHE TE VENDOSIM VETE ATE QE DUAM . HUMBJA JUAJ ESHTE E SIGURT SI ME NDYSHIME SI PA NDRYSHIME . E MIRA DO ISHTE QE TE BOHEN NDRYSHOJME SEPSE KJO DO VULOSTE NJE FITORE ABSOLUTE SI PER NE POR EDHE PER OPOZITEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu