• |
ide | kryesore

‘Nuk e lëmë me kaq’: familja e 26-vjeçarit të vrarë nga adoleshenti rrëfen si i zunë pritë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Familja e 26-vjeçarit të vrarë me thikë Aleksandër Petanaj ka përcjellë për në banesën e fundit të birin e saj, që u vra me thikë nga G. Tartaraj, një 15 –vjeçar.

26- vjeçari, sipas Policisë, ka ndërhyrë për të larguar të vëllanë nga grindja, por pikërisht për këtë shkak, ai është qëlluar disa herë më thikë.

Petanaj njihej si një person i qetë, që punonte në një mobilieri në Vlorë dhe nuk ishte problematic, njofton Panorama.

Në familjen e Alekandër Petanajt ka pllakosur hidhërimi, ndërsa të afërm të tij janë shprehur se djali ishte një person shumë i qetë. Para grupit hetimor, ata kanë thënë se 26-vjeçarit i kanë bërë pritë 10-15 veta me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobilieri.

“Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me biçikletë. Kishte qenë në punë në mobilieri. Në pyllin e Sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10- 15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë, e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, janë shprehur ata.



1 Comment

  1. Ktheni denimet me vdekje se u bete meksika dhe kolumbia e europes. Lereni BE se skeni per tu antarsuar ndonjeher, e para nuk e meritoni dhe e dyta kohet jane te tilla qe po punojne kundra jush. Mblidhni veten e beni shtet se ngelet duke u qeverisur nga hajdut e te pangopur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *