• |
ide | kryesore

OBSH ngre alarmin: Covid 19 po përshpejtohet, 150 mijë raste në ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se pandemia po përshpejtohet, pasi një ditë më parë u regjistruan 150 mijë raste në një ditë.


Ky është numri më i lartë në një ditë të vetme.


Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se gati gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Amerikë, ndërsa një numër i konsiderueshëm vjen nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil tha se numri i rasteve ishte rritur me 50 mijë në krahasim me një ditë më parë.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 8.5 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë 454 mijë.

Numri i vërtetë mendohet të jetë më i lartë, pasi shumë njerëz janë asimptomatikë ose e kalojnë virusin pa u testuar.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu