• |
ide | kryesore

Panditet nga Billie Eilish fansi që e përndiqte

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja amerikane Billie Eilish, është një nga emrat më të dëgjuar të momentit.

Ndonëse vetëm 18 vjeç, ajo njihet për stilin e veçantë dhe zërin karakteristik.

Këngëtarja është një ndër personazhet më të dashur dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Por si duket të qenurit e famshme ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Kështu ka ndodhur dhe me Billie, e cila është detyruar të marrë një urdhër mbrojteje, pasi një fans i fiksuar pas saj, e përndiqte vazhdimisht.

Sipas ‘TMZ’, Eilish ka marrë një urdhër mbrojtjeje për 3 vitet e ardhshme nga Gjykata Supreme e Los Angelos.

Ajo ka thënë në gjykatë se një fans i shfaqej vazhdimisht në shtëpinë e saj, pa maska dhe doreza dhe sillej në mënyrë anormale.

Urdhëri i ndalon personit në fjalë t’i afrohet Billiet ose familjes së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *