• |
ide | kryesore

Filmat që të ndryshojnë perceptimin rreth jetës (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider

Që nga fillimi filmat kanë qenë një mënyrë me të cilën njerëzit kanë mësuar gjëra të rëndësishme rreth jetës, dashurisë dhe rëndesisë së lumturisë. Por, disa filma janë shumë më shumë se sa që duken, dhe shumë të tillë kanë fuqinë të na prekin në nivelet më të thella emocionale.

Në këtë artikull do të paraqesim një listë të filmave të cilat do të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë. Këta filma e ndryshojnë perceptimin tonë rreth realitetit dhe na bëjnë të mendojmë thellë në mënyren se si e shohim botën.


1.Fight Club

Fight Club është shfaqur në vitin 1999, dhe ka bërë për vete mendjen e të gjithë atyre të cilët e kanë shikuar atë. Vetëm realizimi i këtij filmi e ka bërë të mjaftueshem që ky film të meritojë statusin e një filmi kult, por kthesat e papritura përgjatë filmit e kanë bërë atë një prej filmave më të mirë të bëra ndonjeherë.

2. Dead Poets Society

Është një film që do të jetojë përgjithmonë. Përgjatë filmit ju do të qeshni, vajtoni dhe nuk do të jeni ne gjendje të mendoni siq keni menduar më herët. Ky film është rreth një shkolle djemsh, me standarde jo-realistike dhe një mësues fantastik që sjell një kuptim te ri termit “jo-konvencional”.

3. The Pursuit of Happynes

Ky film i dhimbshëm është rreth një babai të vetëm dhe djalit të tij, në rrugën e tyre drejt gjetjes së “lumturisë”. Nëse ju nuk e dini si t’i tejkaloni të gjitha vështiresitë dhe pengesat të cilat ju shfaqen gjatë jetës, ky film do të ju mësojë më të vërtetë!

4. Mr. Nobody

Ky film do të ju bëj të ndjeheni falenderues për jetën tuaj. Poashtu do t’ju bëj të dyshoni mbi realitetin ashtu siq është, dhe nëse duhet të jetë ashtu siq është. Edhe pse është pak i vështirë të kuptohet tërësisht, ju do ta dashuroni nëse arrini ta kuptoni ashtu siq duhet.

5. The Karate Kid

Flet për historinë e një djaloshi të ri, i cili përdorë kung fu për të kontrolluar emocionet e tij. Ai mëson mbi respektin dhe si duhet ta përdorë atë me personat e afërm të tij. Edhe pse nuk ka asgjë te keqe me ri-krijimin e këtij filmi, origjinali është mijëra herë më i mirë. Nëse mund ta gjeni, ju rekomandoj fuqishëm ta shikoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu