• |
ide | kryesore

Kur humbet është faji i “palo arbitrit”: Gjici i vërsulet Metës, por titullin Kukësi nuk e humbi në Laç

-Instant, F1, Sport



Është e vërtetë, humbja në Laç përballë ish-teknikut Cungu për Kukësin ngjan me dorzimin. 9 pikëshi është kthyeer në fuqi dhe Tirana është praktikisht kampione, pavarësisht ndeshjes direkte ende për tu luajtur. Disfata në Kurbin, shoqëruar me fitoren e bardhebluve me 10 lojtarë 3-0 kundër Vllaznisë, i ka dhënë fund shpresave të Bluve, edhe pse presidenti Gjici vazhdon të mos e pranojë, duke u kapur pas ndonjë episodi të kontestueshëm, që mund ti japë një arsye përse nuk u shpall kampion.

E sa herë humbet, numri 1 i Kukësit e ka gati alibinë: fajin e ka arbitri, këtë herë Kridens Meta, që nuk akordoi një penallti sipas Gjicit, edhe pse nëse arbitri do të ishte treguar më i kujdesshëm (sepse faulli ishte) do të kishte dhënë goditje dënimi jashtë zonës dhe jo penallti si pretendonte presidenti kuksian: “Palo arbitër. Nuk mund të sillesh kështu në një ndeshje. Jam shumë i zhgënjyer – ka thënë për Panorama Sport Gjici -. E panë të gjithë se çfarë bëri. Vetëm ai mund të mos japë një penallti aq të pastër. Ishte fare e papranueshme. Ndihemi të vjedhur. Skuadra e Kukësit, ne si drejtues dhe të gjithë tifozët kuksianë ndihen të vjedhur me atë që bëri Kridens Meta. Nëse jepte penalltinë, pastaj ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Të mos akordosh një penallti të tillë është thjesht skandaloze”, ka thënë Gjici duke iu referuar episodit të minutës së 24 kur Adolf Turkaj shtyn Kristal Abazajn, që rrëzohet brenda zonës. Faulli ka nisur jashtë zonës e Meta nuk jep penallti, por as faull.

Në fakt, Kukësi titullin nuk e humbi në Lac, ashtu si presidenti kërkon ti ngarkojë peshën e fajit lojtarëve, trajnerit e kryesisht arbitrit. Kukësi ka lënë pikë dhe ka vuajtur me skuadra që nuk duheshin diskutuar, ndërsa me vendimin e drejtuesve luajtën ndeshjen në shtëpinë e tyre, kundër Tiranës rivale direkt, duke hapur për tifozët bardheblu shkallët e stadiumit, me ndeshjen që u kthye si në shtëpinë e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *