• |
ide | kryesore

Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja dhe nuk kam lidhje me skandalin në Zimbabve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Biznesmeni Mirel Mërtiri ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm për të cilën kanë nisur hetimet në këtë vend për një aferë korruptive. Përmes një deklaratë zyrtare, Mërtiri shkruan se fotografitë e tij që janë publikuar gjerësish në media nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë. Sipas Mërtirit, këto foto janë përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin e tij.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekulimet lidhur me implikimin tim në kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale për disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza” – thuhet në deklaratën e Mërtirit.

Pres disa ditësh mediat shkruajnë se Mirel Mërtiri dhe Ilir Dedja i cili ka nënshkruar kontratën në Zimbabve janë i njëjti person. Edhe Partia Demokratike reagoi dhe tha se ata janë i njëjti person që qëndron pas kontratës së inceneratorit të Sharrës. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Eeee keshtu thoshte dhe gjushi por ju shkri akullorja, keshtu thoshte dhe kajmaku por doli qe ishte qumesht i prish, keshtu thote edhe E-l/v-r/rr-i-n R-rr-oshi po doli qe ishte edhe me barre….. e nuk mbaj mend sa e sa te tilla kane ndodhur, te gjitha rastet dy shprehje kane “Nuk jam une ai” dhe “mos i nxirrni nga konteksti…..” . Ska Institucione te hajrit sepse po te kishte do kishe perfunduar me “ndonje marrveshje” kjo histori, pra te shpejtoje pjeserisht bythen tende

  2. eshte Get Bogdani mbas gjith kesaj aferre dhe inceneritorve. Keta kur bejn biznes e bejn te gjith bashke, per te na e fut na e fusin vec e vec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *