• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta shkrimtari Carlos Ruiz Zafón

-Instant, Paparazzi, Slider



Shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafón ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Shkrimtari, i njohur ndër të tjera për romanin e tij “Hija e erës”, ndërroi jetë të premten në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Carlos Ruiz Zafón u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2018. Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, tha në Twitter: “Ne kemi humbur një nga shkrimtarët spanjollë më të lexuar dhe të admiruar në botë. Zafón, një shkrimtar me vlerë i kohës sonë, dha një kontribut të rëndësishëm në letërsinë moderne.” Autori i tetë romaneve që përfshijnë “Labirintet e Shpirtrave” apo “Loja e engjëllit”, Ruiz Zafón ka shitur më shumë se 38 milionë kopje në të gjithë botën, është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe konsiderohet si shkrimtari më i lexuar spanjoll, pas Servantesit.

Në një ese për karrierën e tij, Ruiz Zafón shkroi se “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të ishte shkrimtar. “Ndonjëherë njerëzit më pyesin se çfarë këshillash duhet t’u japë atyre që duan të bëhen shkrimtarë. Dua t’u them që duhet të bëni shkrimtarë vetëm nëse në rast se nuk do të bëheni, do të shkatërroheni. Përndryshe, është më mirë të bëni diçka tjetër. Unë u bëra shkrimtar sepse ndryshe do të kisha vdekur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *