• |
ide | kryesore

“Sherri me Pjanic është vetëm një sajesë”: Sarri zbut konfliktin dhe mban shpresën tek CR7

-Instant, Sport



Në vigjilje të ndeshjes me Bologna, Maurizio Sarri ka mohuar kategorikisht zërat sipas të cilave ka patur një diskutim të ndezur me Miralem Pjanic pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë. “Ajo e zënkës sonë është një sajesë e madhe – ka shpjeguar tekniku i Juventus -. Pjanic është ndër tre lojtarët që kam aktivizuar më shumë, është një lojtar të cilit i qendroj shumë pranë e me të cilin duhet të ndryshoj dicka sepse ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën tonë”.

Asnjë përplasje, sipas Sarrit që kthehet të flasë për Kupën e Italisë: “Zhgënjimi është i madh, është e rëndë të humbasësh një trofe por nuk mund të na masakrojnë për një objektiv të humbur: mendojmë për të ardhshmin e duam të kthejmë faqe”. E ka vetëm një mënyrë: “Duhet të përmirësojmë kondicionin fizik e mental brenda 10 ditësh. Pas 60-70 ditësh ndalesë e 25 stërvitje të rëndë, nuk mund të jemi menjëherë në maksimum, kjo është një situatë e re dhe e vështirë” ka thënë tekniku për Sky.

Problemi i golit thërret në cështje Cristiano Ronaldo: “Folëm para Milanit e Napolit, e edhe dje biseduam gjatë. Nuk duhet të humbasë besimin tek vetja, brenda një jave do të kthehet lojtari fantastik që ishte. E sidoqoftë duhet të përmirësojmë nivelin e lojës, golat do të mbërrijnë si rrjedhojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *