• |
ide | kryesore

Spanja tronditet nga humbja e futbollistit: 17 vjeçari ndahet nga jeta

-Instant, Sport



Las Palmas përlotet për Jorge Sanchez Vaca, 17 vjecarin kartagjenas, që humbi jetën tragjikisht të shtunën ndërsa po notonte në Kanalin e Orellana në zonën e Don Benito (rajoni i Estremaduras) bashkë më një shokun e tij 15 vjecar: të dy u mbytën. Ndërhyrja e shpejtë, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nuk mundi të bëjë asgjë tjetër vec të konstatonte vdekjen e dy djemve. “Sezonin e ardhshëm do të luante me Juvenil A” ka shkruar Las Palmas.

Sanchez Vaca kishte veshur fanellën e Las Palmas një vit vetëm, përpara se të kthehej këtë sezon tek UD Jandia, skuadra në të cilën ishte rritur, e që në Tëitter ka shkruar se “përjetojmë një nga ditët më të trishta të historisë së klubit tonë”. Sidoqoftë progreset e tij i kishin bindur drejtuesit e Las Palmas ta rithërrisnin për sezonin e ardhshëm ku do të luante në ekipin shpresa, ëndërr që Vaca nuk e realizoi dot kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *