• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta poker dedikuar Bergamos: Gjimshiti shënon në rikthimin e Serie A

-Instant, Sport, Video



Atalanta mposht 4-1 Sassuolo në sfidën e vlefshme për rikuperimin e e javës së 25 të Serie A e konsolidon vendin e katërt në klasifikim. Zikaltërve i mjaftoi pjesa e parë për ti sqaruar punët me kundërshtarët, falë golave të Gjimshiti, Zapata e autogolit rokamboleks të Bourabia. Në pjesën e dytë jeshilzinjtë tentuar të reagonin, por dygolëshi i kolumbianit blindoi rezultatin e largon përsëri Romën në – 6. Në minutën e 92′ erdhi edhe goli nga goditja e dënimit e Bourabia, që nuk shmangu humbjen, por rregulloi ndërgjegjen.



Atalanta rifilloi duke i dhuruar bergamaskëve një fitore të parë e simbolikisht tepër të rëndësishme, që sjell në qytet gëzim pas muajsh të tërë vuajtjesh. Pavarësisht shkallëve bosh të Geëiss Stadium tifozët e provincës italiane që u godit më rëndë nga pandemia kanë mundur të festojnë me skuadrën e tyre, që ka rifilluar vrapin ekzaktësisht aty ku e kishte ndërprerë, me një fitore me goleadë, edhe pse me ritme larg nga ai në suksesin me Valencian. Për emilianët, skuadra e fundit që zbriti në fushë përpara lockdoën, një rifillim vërtetë tronditës.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *