• |
ide | kryesore

Biologu Et’hem Ruka: Pse po përkeqësohet pandemia në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Biologu Et’hem Ruka në një shkrim për situatën e COVID-19, shkruan se pandemia po përkeqësohet edhe pse duket se njerëzit i janë kthyer jetës normale. Në një reagim në rrjetet sociale, Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Më tej ai shkruan se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.

“22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE. Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregulat e rekomanduar nga mjeket. Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill. Sic shihet nga grafiku vijezor, piku i pare i shtrimeve u shenua ne fillim te prillit. Tani kemi nje vale te dyte te cilen nuk e dime se kur do ta arrije pikun, por me shume gjasa do te jete shume me e rende se e para.

Po ashtu numri i individeve pozitiv arriti 792 te cilet perbejne edhe arsenalin e infektimit te individeve te shendoshe. Ne realitet ky numur duhet te jete edhe me i madh se kaq. Ky eshte numri me i larte i shenuar qe nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet per covidin nuk ngjallin me interes, megjithate une do vazhdoj t’i informoj miqte e mi virtuale ne Fb. Te gjitha te dhenat mbeshteten vetem ne rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise”, – shkruan Ruka. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Do doja te mos e kisha pare se paku emrin e tij te nakatosur me llumin. Mirpo ja qe qenka nakatosur keq. Kush nuk e njeh turpin le te beje cfare te doj. Duket tepelena e tahirit ……nuk di cte them. lepires….

  2. Po shkruaj nje koment shum domethenes te dikuj. E pyeten nje dijetar te mencur : kur shkatrrohet nje shoqeri? nje shoqeri – tha i mencuri , shkatrohet kur ka ka intelektual te pa fe dhe fetar pa intelekt….Un shtoj : buka e fukarait ne diten e llogaris peshon me se shumti….

  3. profesor mos e dhit ne pleqeri , ke qene figure e nderuar e te majtes , leri te tjeret qe te hane kafshaten e turpit , lerja mediokreve dhe te paafteve kete pune , rilindja do qerohet e majta do jetoje

  4. Hahhahhah nuk u benin tampon njerezve ne mars e prill se kan qen me mijera te infektuar tani po bredhin der me der per te gjetur te infektuar

  5. Te gjith pothuajse tashme e din qe eshte nje mashtrim global per shum arsye per shum qellime. Keta prrallisin akoma. Sa per te majten ka vdekur 30 vjet me pare . Vetem se e kan krijuar dhe terhequr zvarr per te bere ate qe bene. shqipoja per shqipin ka qene eshte dhe do te mbetet cakall tradhtar spiun i pa bes….kaq mjafton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *