• |
ide | kryesore

Chilavert provokon Maradonën: “Nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Messi”

-Instant, Sport



Maradona ka marrë gjithnjë vlerësimet e të gjithëve, duke lënë për Lionel Messi vetëm kritikat e tifozëve argjentinas, por ka nga ata që dalin hapur në mbrojtje të numrit 10 aktual të Albiceleste. Megjithatë këtë herë mbrojtja Pleshtit nuk i vjen nga një argjentinas, por nga Jose Luis Chilavert, ish-portieri historik i kombëtares së Paraguay. Duke folur për Marca, ish-mbrojtësi ekstrem ka bërë një krahasim mes dy argjentinasve më të fortë të të gjitha kohëve: Diego Armando Maradona e Lionel Messi.

Për Chilavert nuk ka dyshime se cili është lojtari më i mirë: “Messi është padyshim lojtari më i mirë i planetit”, ka pranuar pa asnjë dilemë ish-portieri. “Maradona nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Messi në karrierë. Argjentinasit duhet të falenderojnë Messi që zgjodhi Argjentinën si kombëtaren e tij e jo Spanjën. Është bukur ta shohësh të luajë”, ka përfunduar Chilavert.

Raporti mes paraguajanit e ish- Pibe de Oro ka qenë gjithnjë i trazuar që kur luanin kundër njëri tjetrit. Chilavert e ka pranuar vetë këtë gjë, kur kujtoi një episod në një ndeshje mes Velez e Boca Juniors: “Maradona më ka treguar mungesë respekti e unë iu përgjigja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *