• |
ide | kryesore

Debati për teatrin zhvendoset në Danimarkë/ Bjarke Ingels i përgjigjet gazetës Politiken

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak ditë më parë gazeta më e madhe daneze “Politiken” i kushtoi një shkrim të gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, ku aludoi si mbështetës në një aferë koruptive edhe arkitektin e famshëm danez Bjarke Ingels. Aty lihej të kuptohej se bosi i firmës arkitekturore BIG, ka shpërbyer një një fasadë e famshme për regjimin e Tiranës që kërkonte përmes emrit të tij të madh të fshihte pazarin e ndërtimit të kullave në qendër të kryeqytetit.

Në shkrim përmendej pothuajse gjithçka, dhuna policore ndaj protestuesve, reagimet e forta të institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së trashigimisë, padinë që i ishte bërë Ingelsit në Tiranë pë krorrupsion pasiv në sektorin privat, bashkëpunimi në ndërtime pa leje, dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm mbi zyrtarë shtetit. “Në mes të gjithë kësaj qëndron Danezi Bjarke Ingels dhe firma e tij arkitekturore BIG. BIG ka projektuar teatrin e ri në formë fluture.

Çmimi: 30 milionë euro. Disa kritikë besojnë se prishja e teatrit është pasojë e dëshirës së qeverisë për një ndërtim prestigjoz nga arkitekti i famshëm danez, dhe që edhe Bjarke Ingels mban përgjegjësi për të.

Kjo nuk është hera e parë që Bjarke Ingels ka bashkëpunuar me krerë shteti që shihen si problematikë. Ai është pas masterplanit të një resorti në Arabinë Saudite. Gjithashtu, në Shkurt, Ingels tërhoqi kritika të shumta nga mediat ndërkombëtare pas takimit të tij me presidentin kontrovers Brazilian Jair Bolosonaro. Takimi ndodhi gjatë një udhëtimi kërkimor të Ingels në veriun e Brazilit ku ai i prezantoi presidentit idetë e tij mbi turizmin i qëndrueshëm dhe u fotografua me të” shkruante “Politiken” (lexo këtu poshtë).

Shembja e teatrit/ Gazeta më e madhe daneze kundër arkitetktit Bjarke Ingels

Sot akrikekti danez ka marrë mundimin ti përgjigjet gazetës së vendit të tij me një shkrim ku gjendet shumë nga klishtetë e sponsorizuara ndërkombëtarisht për punën e bërë nga Edi Rama si kryebashkiak dhe për vazhdimin e stafetës prej Erion Veliajt, ku pretendohet gjithashtu se teatri nuk ishte në listën e monumenteve të kultures dhe nuk qe ndertuar për këtë funksion. Ingels ka treguar edhe se si u “njoh” me kompaninë Fusha: “Gjatë vizitës sonë (ne vitin 2016), ne takuam njerëz nga Fusha sh.p.k.—kontraktori vendor që ishte duke kryer punimet në Sheshin Skënderbej.

Ramë dakord të bëhemi bashkë për një nga projektet e ardhshme publike.

Në vjeshtën e vitit 2017, ne nënshkruam një kontratë me Fushën për të projektuar teatrin si pjesë e një kompleksi me funksione të ndryshme urbane.

Ne bëmë një tur në ndërtesën ekzistuese të teatrit. Asaj i mungonte një skenë dhe një kullë skenike. Ajo nuk kishte skena anësore. Nuk ishte e përshtatshme për teatrin sepse as nuk është projektuar për atë qëllim.

Në fakt, ajo është konecptuar për argëtim nga ushtarët fashistë, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia e Musolinit, midis viteve 1939 dhe 1943.

Ndërtesa nuk është klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur dhe nuk ishte e mbrojtur.

As unë dhe as kolegët e mi nuk jemi ekspertë të arkitekturës fashiste, por me ndërtesat historike nuk mund të jesh kurrë i sigurt, kështu që ne përgatisim dy sugjerime të ndryshme projekt-skicash për një teatër të ri: një që ruan ndërtesën ekzistuese dhe një ndërtesë nga zero” (lexoje të plotë këtu).

Por, ndonëse Ingels pohon se ai kishte menduar të paraqiste dy versione, pra edhe një godinë moderne edhe ruajtjen e ekzistueses ai e lë topin e shkatërrimit tek autoritetet vendase: “Në fillim të pranverës 2018, ne u ftuam në Tiranë për t’i paraqitur mendimet tona qytetit. Ne na u tha që duhet të harrojmë barrakat e vjetra, sepse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë rëndësi arkitekturore ose historike; dhe duhet të përqendroniom të gjithë energjinë në krijimin e një skene kombëtare shqiptare që është e denjë për artet interpretuese. Dhe kështu bëmë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Culi, dhe regjisori Altin Basha dhanë një kontribut të veçantë” shkruan ai duke e lënë përgjegjësinë në Tiranë.

Por pasi mundohet të heqë përgjegjësinë e shkatërrimit nga vetja ai hedh poshtë edhe aludimet se është pjesmarrës në një vepër korruptive: “Këtë javë lexoj në Politiken se unë jam pjesë e një rasti të ri korruptiv. Në kohën e këtij shkrimi, ne nuk kemi ende kontratë me bashkinë” pretendon Ingels i cili fillimisht nuk shpjegon se si u lidh me kompaninë Fusha, klientin e rregullt të Ramës dhe Veliajt, prej të cilëve ka marrë mbi 80 milionë euro shumica pa garë. Por i cili bie në kontradiktë edhe me një version që ka dhënë në një intervistë në Top Shou, ku atëhere pohonte se projektin e teatrit nuk ia kërkoi Fusha por Rama.

©lapsi.al

 

 

 

 



9 Comments

  1. ANDI JU LUTEM KUR TE TAKONI YMER GELBAZEN DHE CARLO BOLEN ,SHURROJ NE SURRAT PER MUA DHE FAMILJEN TIME,FLM thotë:

    BRAVO STAFI I LAPSI.al SO GJITHE HERE TE SAKT DHE RACIONAL,ANDI E DI SE EDI RAMA DHE YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA PO TE SULMOJN POR MOS E RRUAJ FARE,SE ATYRE U MBANE GOJA ERE BYTH NGA BYTHLEPIRJA QE O BEJN EDI RAMES DHE SALI BERISHES…..ME SHUME I KONTTIBONI JU ARMAND SHKULLAKU FATOS LUBONJA DHE KLODIANA LALA INTERESIT PUBLIK SE SA OPOZITA

  2. C’fare nuk bejne per ego-n e tyre..Shtremberojne historine, shajne shqipetaret..te vjen peshtire..tamam te riqelbur

  3. Kjo eshte hipokrizi per mendimin tim. I turren nje arkitekti per mekatet qe i bejne vete. Nga ta dije Bjarke Ingels qe Rama eshte kaq i keq? Nga shkrimet me lajle e lule te “the economist” e plot te tjere qe na e nxjerrin si artist, sportist, vizionar? Nga fakti qe takon pa asnje problem lideret e europes, dhe madje mburret qe eshte i preferuari i Merkelit? Nga miliardat qe i jep borxh FMN-ja ngaqe i menaxhon aq mire per popullin e tij ? Bjarke nuk lexon lapsin. Kush eshte pafaj te hedhe gurin e pare! Nuk ka asnje prej jush dorejashte ne prodhimin e monstrave te perbotshem, perfshire Ramen. Ju qe flisni per moral jeni nder ata qe do t’i pranonit leket e Rames per shkrime reklame. Kur e ben Le Monde …..
    Nese ka shkel ligjin eshte histori tjeter, por t’i besh moral eshte q.r.

  4. Ja paskan mesuar mire skenarin dhe ketij danezit
    Megjithate ai s’ka faj eshte biznes privat dhe si dhemb asgje nga trashegimia jone .Faji rendon mbi drejtuesit tane qe per te fituar ne cdo gje e me cdo menyre nuk kursejne as prishjen e trashegimise tone kulturore e historike.

  5. Shihni fjalorin e Bashes, eshte shume i varfer. Vetem 50-60 fjale te zakonshme. Kurre nuk i referohet ndonje autori ne çfardo rethane qofte. Nuk e dime se kur ka qene libri i fundit qe ka lexuar. Nuk i kuptohet asnje lloj hobi; as per sport, as per art, as per shkence,as per teknologji, me pak fjale per asgje. Diket sikur eshte prodhuar ne laborator per lende te pare brut.
    Une mendoj qe ai mund te jete model i mire i nje krushku; ai duhet te jete bure i mire. Dhe kete ai mund ta beje. Ai genjen por nuk eshte genjeshtar; ndoshta ai gjithmone nuk di te verteten ose ja imponojne nje ” te vertete” Çeshtje personaliteti.
    Ai nuk mund te drejtoje kurre nje gjykate, prokurori, banke, osshe, ujsjelles apo ndermarje pastrimi, se i merr me qafe !
    Hajde pastaj beje kete personazh kryeminister !Shkrim me komentet e shkullakut qe shpellkaret te fillojne te shfaqin fantazite si salihu kur kalon ne orgazem

    1. Ora 18:28 ka shume te drejte. Eshte mesuar me fjalorin e pasur te Rames si “kazan, kusi, timon, shpifjeee, kadrinj, tytyty, rrumpalle e kush rri e i numenron, prandaj merret me Bashen e shkrete qe ha buke e kos. Por harron edhe fjalorin e pasur te qytetarit nga Librazhdi, lindur e rritur prane Shpelles se Plakes, doktor Taulant Balles. Balla ka nje fjalor per t’u patur zili dhe nje shprehje fytyre qe tregon qyteterimin e larte si njeri i letrave ne juridikun e Ploeshtit. Tani na kthe pergjigje a eshte e vertete ajo puna e 15 kushteve qe thone keta europianet apo jo? Jo per gje por po kerkojne qe Gjush akullorja, miku i ngushte i Rames dhe klloun i oborrit, te futet ne burg dhe te njejten gje po kerkojne edhe per Gjiknurin e cunave problematike. A qendrojne keto kerkesa se Rama gjithmone i ka mohuar? Ne fund, kujdes nga covidi sepse neper bodrume perhapet shume lehte.

  6. U qifsh bashke me saliun, lulin, gramozin, bracen dobro majkon
    Damian hunde loqen e te ghithe sorrollopin e qelbistanit.
    O race e larte e lindur nga incesti. Merreni dhe niko peleshbythe dhe gjush loqe miun se i ngelet hatri.
    Te jete valle zoti krijuesi i kesaj race ( gjindje )?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *