• |
ide | kryesore

“Duhet vrarë kundërshtari”: ‘rreshteri’ Conte flet me terma ushtarakë për Inter

-Instant, Sport



Fitorja 2-1 kundër Sampdoria afron Inter -6 pikë nga Juventus. Antonio Conte buzëqesh për rezultatin, por jo gjithcka tek zikaltrit i ka pëlqyer. “Duhet vrarë kundërshtari, sportivisht kuptohet. Si në Napoli, ku dominuam ndeshjen por barazuam 1-1 e shkuam në shtëpi. Në ndeshje krijon shumë e duhet të bësh gol, sepse mjafton një goditje këndi e futesh në telashe. Nuk është mirë të kalosh nga rasti për 3 ose 4 me zero në 2-1. E nga këtu në fund nuk do të kemi më mundësinë të gabojmë, sepse duam ti “cajmë dërrasat” të gjithëve e të luajmë për dicka të rëndësishme. Për të ngritur trofe duhet të mësosh të jesh i keq. E kur e ke mundësinë, duhet të bësh gol”.

“Jam shumë i kënaqur – vazhdon Conte për përfaqësimin e të tijve, skuadra më pëlqeu. Por përsëris, duhet më cinizëm e edhe pak më shumë kujdes në situata si ai i golit të pësuar. Eriksen bëri mirë, por mund të bënte të paktën dy gola, edhe ai duhet të jetë më konkret”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *