• |
ide | kryesore

Inter kërkon të mbajë Lautaro: Barcelona ka një plan në gusht

-Instant, Sport



“Jam optimist mbi faktin se mund të vazhdojmë me të edhe vitin e ardhshëm”. Fjalët e Marotta, bashkë me performancën e mirë kundër Samp (me një përgjigje në fushë atyre që e akuzuan për “shpërqendrim” në ndeshjen me Napolin), duket se po rikthejnë Lautaro Martinez në qendër të botës së Inter. Me një problem të vogël, që edhe aq i vogël nuk është: Barcellona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari e argjentinasi, pavarësisht se do të japë gjithcka për fanellën zikaltër deri në mbyllje të sezonit, ëndërron të luajë me Lionel Messi.

Barça, e fortë në akordin me sulmuesin, nuk e ka me nxitim. Sipas “Mundo Deportivo” ardhja e Lautaro konsiderohet prioritet edhe pse jo menjëherë. Në javët e para të korrikut dop të skadojë klauzola e famshme e zgjidhje së kontratës, fiksuar në 111 milionë, një klauzolë që Barcellona nuk ka menduar kurrë ta pagojë plotësisht.

Oferta blaugrana mbetet tashmë e fiksuar: 70 milionë plus Junior Firpo. Një ofertë që Inter nuk duket se ka ndërmend ta marrë në konsideratë. Por tek Barça kanë durim, duke shfrytëzuar vullnetin e lojtarit e nga fakti që merkato mbetet hapur deri në fund të këtij sezoni. Për të mbyllur tratativën, sidoqoftë, ka kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *