• |
ide | kryesore

“Lamtumirë njeriu i urtë e punëtor”: Kukësi trishtohet nga humbja e Poloskës

-Instant, Sport



Një njeri me pak fjalë e shumë punë. I tillë ishte Gjergji Poloska, i cili ka punuar si përgatitës atletik në disa klube shqiptare, si Vllaznia, Flamurtari dhe Kukësi, e që sot është ndarë nga jeta, duke trishtuar të gjithë ata që e njihnin. “Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të ish-përgatitësit Gjergji Poloska. Klubi i Kukësit i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe” me këto fjalë Kukësi ka dashur ti japë lamtumirën ish-përgatitësit atletik.

“Të gjithë ata që të njohën, do të të kujtojnë si një njeri punëtor, i urtë dhe babaxhan. Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë sezonin që fituam titullin kampion dhe si kampion dhe ishte një kontribuues i madh në atë titull të fituar. Prehu në paqe Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!”, shkruan Kukësi në faqen zyrtare.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2236203069858361



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *