• |
ide | kryesore

Litrari i Ku Klux Klan në garazhdin e pilotit të vetëm afroamerikan të Nascar

-Instant, Sport



Një litar për të varurit, që kujton presionet e Ku Klux Klan është gjetur në garazhdin e cirkuitit Nascar në Talladega, të Alabamas, i destinuar për të vetmin pilot afroamerikan të kampionatit, Bubba Wallace. Organizatorët e garës, shumë popullore në jug të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë denoncimin për “krim urrejtje”. “Kemi hapur një hetim të menjëhershëm e do të bëjmë të pamundurën për të identifikuar përgjegjësit e ti përjashtojmë”, kanë deklaruar.

Bubba Wallace, një pilot 26 vjecar shumë i impenjuar në luftën kundër pabarazive raciale në SHBA, ka mbështetur kohët e fundit vendimin e Nascar për të ndaluar flamurin e konfederatës, shumë e përhapur në Amerikë, por që mazhoranca e opinionit publik e lidh sot me racizmin e skllavërinë.

Piloti është shprehur në Twitter “jashtëzakonisht i trishtuar” për këtë “akt të shëmtuar racizmi”. “Nuk do të më thyejnë”, ka thënë ai. “Nuk do të dorëzohem kurrë”, ka shtuar ai.

Gara e Nacar e të dielës në Talladega, që do të ishte e para e sezonit që do të mirëpriste publikun pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së Covid-19, është shtyrë për të hënën për shkak të stuhisë. Përpara shtyrjes, një avion me flamurin gjigant të konfederatës kishte fluturuar mbi cirkuit: një incident i dënuar ashpër nga organizatorët e garës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *