• |
ide | kryesore

Ministria e Brendshme merr vendim të rëndësishëm për dokumentet e identifikimit për të moshuarit mbi 75 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëria



Lajm i mire per te gjithe shtetasit shqiptare mbi moshen 75-vjeç. Dokumentet e identifikimit nuk do te duhet t’i rinovoni, pasi sipas vendimit te fundit te marre nga ministria e Brendshme, sanksionuar edhe me projektligjin e miratuar se fundi, jane te vlefshme deri sa te keni jete.

‘Propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë. Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet”-thuhet ne projektligj.



2 Comments

  1. Ehhhhh c’lajm i mire!
    Dje vari veten nje 74-vjecar ne Kruje dhe sot ne mengjes heret u hodh nga ballkoni dhe vdiq nje 31-vjecar nga Elbasani…..

  2. E ka një bisht prapa çdo “lajm i mirë” nën qeverisjen Rama.
    Vërtetë që një 75 vjeçari pensionist shqiptar, i bëhet një lehtësi që të mos paguajë për një dokument të ri identifikimi, por a mud të besosh se Ramës i qan vërtetë zemra për pensionistët ?
    Do ta besonim këtë, vetëm nëse në këto 7 vite ai të kishte bërë qoftë edhe një herë ritje të pensioneve , kur qeverija Nano e veçanërisht qeveria Berisha i dyfishoi ato.
    Ngaqë Rama shquhet si një mashtrues i madh, atij gjithnjë e më pak mund ti besoj kush .
    Sepse më shkon mëndja që ai do të bëjë çmos që të sabotojë kontrollin biometrik të votave, gjë që tërthorazi edhe e ka thënë publikisht.
    Dihet se në zgjedhjet në Shqipëri, një nga abuzimet më makabre, ka qenë vota e të vdekurve.
    Duke mos rinovuar dolumentet e pensionistëve mbi 75 vjeç, nëse nuk do të realizohet kontrolli biometrik, kushedi se sa të vdekur “do të shkojnë e votojnë” për Partinë socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *