• |
ide | kryesore

Mourinho: “Kane nuk shënon me mua?”. Përgjigja e tij është spektakolare

-Instant, Sport



José Mourinho nuk është nga ata që gëlltisin fjalët, sidomos kur dikush vë në dyshim punën ose curriculum-in e tij. Një mënyrë direkte për tu mbrojtur e për të treguar stilin e tij prej “Special One”. Si ndodhi në konferencën e fundit për shtyp, kur tekniku portugez i është përgjigjur kritikave të disa gazetarëve sipas të cilëve Harry Kane nuk mund të bënte kurrë një sezon prej 25-30 golash me atë në pankinë. “Kam patur sulmues që kanë luajtur për mua e nuk janë keq. Njëri luan për Juventus, quhet Ronalo, ka luajtur për mua për tre sezone e ka shënuar 168 gola, me një mesatare prej 56 golash për sezon”, ka deklaruar Mou, duke llogaritur pastaj numrat e Drogba, Milito, Benzema e Ibrahimovic.

“Kam patur një tjetër të quajtur Milito. Ka luajtur një sezon për mua. Shënoi 30 gola, fitoi tre tituj. Kam patur një djalë tjetër që nuk është edhe aq keq, quhet Karim Benzema. Ka luajtur me mua për tre sezone. Jo gjithnjë titullar, por shënoi 78 gola në tre sezone, që është një mesatare prej 26 golash për sezon”, vazhdoi Special One. “Kam patur edhe një tjetër për një sezon e gjysëm. Djalë i gjatë, Zlatan. Në një sezon e gjysëm shënoi 58 gola, 29 mesatarisht”, përfundoi José, duke e mbyllur cështjen me një shkelje syri e gjysëm buzëqeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *