• |
ide | kryesore

Nga “Avatar” te “Jurassic world” rikthehen filmat më të ndjekur

-Instant, Paparazzi, Slider



Nga “Avatar” te “Jurassic World”, filmat më të dashur të publikut do të rikthehen me “sequels”, e po kështu duket do të ketë dhe kapitujt të ri të “Batman”, “Mission Impossible” ,”Matrix” dhe “Kafshë Fantastike”.

Po punohet ndërkohë edhe për një version të ri të “Sirenës së Vogël”, dhe për një muzikal të “Hirushes”. Rikthimi në sheshxhirim do të bëhet tashmë më protokolle të reja, me maska për punonjësit dhe për aktorët deri në fillimin e skenës, teste të vazhdueshme serologjike dhe karantinë për të gjithë.

Përjashtim përbën sakaq vetë parajsa e filmit, Los Angeles, ku vala e re e infektimeve po i vonon xhirimet e filmave. Hollywood-i megjithatë, mes ekranit të vogël e atij të madh, nuk ndalet. I pari që rikthehet është “Avatari” i James Cameron që sjell vazhdimin e filmit tejet popullor.

Regjisori ndodhet në Wellington të Zelandës së Re, ku sapo ka përfunduar karantinën dy javore me kastin që përfshin Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver. “Jurassic World” i rinis ndërkohë xhirimet në Mbretërinë e Bashkuar në 6 korrik, ndërsa brenda dy muajve të ardhshëm rifillon dhe “Batman” nga Matt Reeves.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *