• |
ide | kryesore

Pink: Konsultat me psikologun shpëtuan martesën time

-Instant, Paparazzi, Slider



Pink bën pjesë në listën e këngëtareve që nuk kursehet kurrë kur vjen puna tek tregimi i çështjeve personale. Pas gjithë historive të karantinës dhe përballjes së familjes me pandeminë, Pink ka folur gjatë një Live-i në Instagram për marrëdhënien e saj me partnerin, ku zbuloi se i është nënshtruar një terapie në çift për të shpëtuar martesën.

“Unë dhe Carey prej shumë kohësh bëjmë konsulta në çift. Eshtë arsyeja e vetme pse jemi akoma bashkë. Mendoj se partnerët, pas një kohë të gjatë, thjesht flasin. Eshtë diçka që i ndodh çifteve, të dy partnerët nisin flasin në gjuhë të ndryshme. Ti ke nevojë për dkë që të dëgjojë versionin e të dyve dhe pastaj të ta përkthej ty. Po të mos kishim qenë terapi çiftesh, që të na përkthente gjatë këtyre 18 viteve të fundit, nuk do të ishim bashkë. Thjesht s’do ishim sepse askush nuk ka mësuar kur ishim fëmijë si të silleshim në një marrëdhënie, apo si t’ja dilnim në marrëdhënie me njerëzit.”- u shpreh Pink.  Fenomenin që iu ndodh çifteve, Pink e paralelizoi me atë ç’ka po ndodh tani në Amerikë. “Çfarë po ndodh tani në vend është shembulli perfekt që e shpjegon këtë. Ne nuk dimë ta duam njëri tjetrin, nuk dimë si të sillemi dhe as si të komunikojmë.”- përfundoi këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *