• |
ide | kryesore

Platini shënjestron presidencën e FIFA-s: “U vendos kalifi në vend të kalifit”

-Instant, F1, Sport



Futbolli nuk do të ndryshojë për shkak të koronavirus, por sepse do të zhvillohen interesat. E sidoqoftë, nëse Gjermania, Italia, Anglia e Spanja kanë rifilluar kampionatet, është vetëm për shkak të parasë. E pretendon Michel Platini, gjithnjë i vendosur të tregojë pafajësinë e tij pas skualifikimit për 4 vjet nga akuzat e korrupsionit bashkë me ish-presidentin e Fifa Sepp Blatter, por edhe të ndjekë presidencën e organizmit më të lartë të futbollit, në vend të Gianni Infantinos që u bë “kalif në vend të kalifit”, sipas ish-shefit të Uefa-s në një intervistë për të përditshmen Le Monde.

“Ligat kryesore evropiane kanë rifilluar – gjykon Platini, që nuk ka pranuar të shohë ndeshjet – vetëm për të paratë dhe të drejtat TV. Ka pasur shumë biseda në Francë, por meqenëse qeveria ka vendosur të ndalojë futbollin për arsye shëndetësore, shumë biseda janë të kota. Vendimi duhet të respektohet, dihet pak për këtë virus. Mbyllja na ka treguar se ajo që ka rëndësi është jeta, jo një lojë futbolli”. Futbolli, nga ana tjetër, nuk do të ndryshojë për shkak të epidemisë: “Ndryshimet nuk do të vijnë nga Covid-19, por nga evolucioni i interesave. Sistemi i futbollit do të jetë gjithnjë e më i fortë”. Platini, megjithatë, nuk beson në shkurtimin e pagave, si në futbollin amerikan: “Nëse një klub fiton para nuk e kuptoj pse duhet të mbajë paga”.

Platini nuk ka hequr dorë nga kryesia e FIFA-s mbi të gjitha: “Unë nuk përjashtoj asgjë”. Në të vërtetë, ish-juventini godet drejtpërdrejt Infantinon: “Nëse do të isha në vendin e tij, unë do të jepja dorëheqjen nëse ngatërresa që ka filluar që nga korriku 2015 mes tij dhe prokurorit Lauber do të provohet. Rastësisht, pas një takimi (mes Infantinos, Lauber dhe një gjyqtari mik i Presidentit Fifa) u bë një hetim dhe komiteti i etikës Fifa më pezulloi. Nuk heq dorë. Pasi gjyqësori zviceran më nxori jashtë nga ana penale, Infantino mund ta kishte ndaluar pezullimin. Përkundrazi, tani pak burokratë kanë mbetur në krye të federatave të mëdha sportive, të kalifëve në vend të kalifit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *