• |
ide | kryesore

Rekord shitje kitara e Kurt Cobain

-Instant, Paparazzi, Slider



Kitara e përdorur nga Kurt Cobain, performuesi i grupit të rrokut Nirvana, në një shfaqje në MTV në vitin 1993, është shitur me një çmim rekord.

Biznesmeni australian Peter Freedman pagoi 6.010.000 dollarë për kitarën Martin D-18E të vitit 1959 në një ankand.
Çmimi fillestar i kitarës, me të cilin Kobain performoi në nëntor të vitit 1993 në shfaqjen MTV Unplugged, vetëm pesë muaj para vdekjes së tij, u caktua në 1 milion dollarë. Megjithatë, simpatizantët e këngëtarit me famë botërore së bashku me investitorët garuan në ankand dhe thyen një rekord të ri botëror.

Rekordi i mëparshëm për kitarën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë ishte për një kitarë Fender Stratocaster të zezë të vitit 1969 që i përkiste David Gilmour-it të grupit Pink Floyd, e cila u shit për 3,95 milionë dollarë në një ankand në vitin 2019.

Cobain ishte një kantautor dhe muzikant amerikan që lindi në vitin 1967. Në prill të vitit 1994, ai u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në moshën 27-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *