• |
ide | kryesore

Rreziku i Covid-19, ministria del me një mesazh për qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shifrat e rritura të të infektuarve dhe shtrimet në spital gjatë ditëve të fundit bëjnë që ministria e Shëndetësisë të dalë me thirrjen e fortë për qytetarët që të kenë kujdes dhe të ruajnë sa më shumë distancimin social. 

“Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete.

Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe pwr tw mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127”.



5 Comments

  1. sqaroni sa eshte R0 , sqaroni sa asintomatik ka , sqaroni sa nga keta te shtruar jane kontigjent i spitaleve qe u hap virusi ,

  2. Po ndonje mesazh per QSUT-aret nuk paskeni?
    Si ta mbajme distancimin kur vijme ne QSUT per vizita mjekesore?
    Mire qe nuk ka asnje te procrduar nga QSUT apo Ministria per kete fole infektimi masiv, po bythen pse e tallni akoma me mesazhe aktoresh portokallie?????

  3. O kare smund te vazhdoni me 300 testime ne dite, hajt aq mjaftonin kur ishin te izolume, tani qe je hap duhet me bo minimumi sa ben maqedonia, qe testo 1000 e sa ne dite.

  4. Kryek…e shendetsise si e ka rruajtur ” distancen ” e vet?! te na japi pak ” mend” se i ka me ” shumic” … do vi dhe dita juaj te birbiloni mir.

  5. Duhet te jeni hollu shum besoj duke grire e ngrene sallaten qe grini vet keto 3 muajt e fundit. Mire se ashtu ju do skenderbeu te holla nga menderet e te trashura nga trut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *