• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, debat në Parlamentin Europian: Të hetohen autorët e dhunës ndaj protestuesve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për situatën në Shqipëri, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisonit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar Reformës Zgjedhore.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar“.



2 Comments

  1. Kur autoret dihen, e njihen, nuk ka kureshtje qe se kush jane por te veproi drejtesia, ate qe e rreklamon me pompozitet Rama, e qe do ndreqe, apo do te coi drejtesine ne vend. Asgje nuk ka per te ndodhur, parlamenti europian e kerkon ne baza demokratike, por ne pushtetin autokrat ajo kerkese nuk ka vlere, per keta qe i vune kazmen tendencioze. Ketyre duhet tu kerkohet e tera veprimtari anti popullore qe kane bere der me tani, e kete europianet e dine, por te forcojne kontrollin, e levizjet, qe kjo qeveri eshte domosdoshmerisht qe te largohet pa medyshje, e pastaj te nxirren para drejtesise shkelesit e te drejtave njerezore, demokratike.

  2. Eshte idiotesi te mendosh se kjo qeveri apo kjo klasë politike deshiron vertet te integroj shqiperine ne BE. Edhe te duan jane të pa aftë për të çuar para reformat e domosdoshme. Ndonjë përpiqen ta arrijnë këtë duke shitur interesat kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *