• |
ide | kryesore

Sms 3 euro për të blerë Ozil: Fenerbahçe i kërkon ndihmë tifozëve

-Instant, Sport



Mesut Ozil tek Fenerbahçe falë ndihmës së tifozëve. Do të ishte kjo linja e re e merkatos së futbollit, një sforco ekonomike nga ana e tifozëve për të blerë një lojtar. Nga Portugalia, e saktësisht sipas asaj që bën të ditur Abola, që citon Fotosport, Fenerbahçe është duke i kërkuar tifozëve të tij një ndihmë për të paguar një pjesë të kostos së kartonit të Mesut Ozil, aktualisht tek Arsenal.

Kemal Danabas, një anëtar i Këshillit të Administrimit, është njeriu në bazë të projektit që parashikon dërgimin e një mesazhi sms, me koston e tre euro, nga ana e mbështetësve të klubit. Një sms përmes të cilit tifozët e klubit turk mund të kontribuojnë për ardhjen e mesfushorit gjerman. Nëse kjo zgjidhje do të përfshinte ndërhyrjen e rreth një milion fansa, ose një milionë mesazhe më saktë, do të përfitohej një shifër prej tre milionë. Por nëse do të arrijë 5 milionët e parashikuar, shumë total do të ishte e ndjeshme e me 15 milionë, ardhja e Ozil nuk do të ishte më vetëm një hipotezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *