• |
ide | kryesore

Video/ Foden çfarë talenti: City pesë gola Burnley dhe festë e shtyrë Liverpool

-Instant, Sport, Video



Liverpool ndal hapin dhe Manchester City shpejtoi të ngushtonte diferencën, nëse mund të quhet kështu, në 20 pikë, duke shtyrë festën titull të të kuqve edhe për pak. Citizens kanë shpartalluar 5-0 Burnley, duke mos e diskutuar në asnjë moment sfidën e duke u ngjitur tashmë në kuotën e 63 pikëve.

Guardiola me gjithë lëvizjet në formacion, nuk kishte humbur aspak forcën e të tijve dhe sidomos me shpejtësinë e Foden e Mahrez në krahë krijoi panik në prapavijën kundërshtare. Pikërisht i riu Foden hapi serinë e golave në minutën e 22, duke e bërë të pamundur rezistencën e mëtejshme të Burnley.

U kuptua qartë se nuk kishte më asnjë shans skuadra mike, kur në harkun e dy minutave pësoi dy gola. Mahrez bëri 2 – 0 në të 43′ e akoma pa u trishtuar mirë Burnley për golin e pësuar, algjeriani shënoi të tretin në të 45′, që vulosi fatet e ndeshjes.

Burnley nuk ishte asnjëherë në ndeshje dhe në të 51 pësoi edhe golin e katërt me autor D. Silva. Spanjolli, në sezonin e tij të fundit me fanellën e City vazhdon të impresionojë, ashtu si edhe Foden që kompletoi shuplakën dhe dygolëshin e tij personal në minutën e 63′.

Janë në lojë edhe 8 javë e 24 pikë dhe me 20 pikë mes Reds e Citizens dëshira e Guardiolës është të shtyjë sa më tepër festën e të besuarve të Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *