• |
ide | kryesore

Video/ Milan ndjek Europën pa Ibrahimovic: Fiorentina ngec në shtëpi me Brescia

-Instant, F1, Sport, Video



Rifillon me një fitore të zhurmshme në transfertë kampionati i Milan, që edhe pa të dëmtuarin Ibrahimovic, ka shkatërruar 1-4 Lecce në Via del Mar. Avantazh i Castillejo në të 26′ në një pjesë të parë të dominuar, pastaj Milan bëri diferencën pas një trembje për barazimin e Mancosu me penallti. Një minutë më pas Bonaventura përfitoi nga një gabim i Gabriel, pastaj golat e Rebic e Leao. Në ndeshjen tjetër Fiorentina barazoi me Brescia 1-1.


Tre pikë vendimtare për Milan në garën për Europë; një humbje e shëmtuar për Lecce në ankthin e mbijetesës. 4-1 i jep vlerë kualitetit teknik të skuadrës së Pioli që, pa bërë shumë sforco, kanë mundur të qarkullojnë në qetësi e të godasin salentinët me njerëzit e sulmit. Të besuarit e Liveranit, asnjëherë në ndeshje, lanë për të dëshiruar nga ana fizike e mentale e shpesh u bënë pre e manovrës kundërshtare. Për të shpëtuar do të duhet një sjellje krejt tjetër.


Castillejo shënoi golin e parë në kampionat, 429 ditë pas golit të fundit të shënuar nga spanjolli. Reagimi i Lecce erdhi vetëm në pjesën e dytë me Mancosu, pas një faulli të Gabbia ndaj Babacar ndëshkuar me penallti. Kapiteni verdhekuq mposhti Donnarumma, por ndeshja ktheu pas 73 sekondash kur Milan rimori avantazhin me Bonaventura, që përfitoi nga gabimi i Gabriel. Më pas ishte radha e Rebic – në kundërulm i vetëm për 50 metra – ndërsa golin e katërt e fiksoi Leao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *