• |
ide | kryesore

40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA

Planet



Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat.

Vetëm në Chicago u vranë 14 njerëz, pesë prej të cilëve fëmijë, duke shënuar shifrën më të lartë të një fundjave. Mes tyre ishte dhe një fëmijë 3-vjeçar i goditur në mënyrë fatale nga një plumb qorr, teksa kalonte me makinë me babanë e tij.

Në New York ka pasur më shumë se 70 viktima javën që shkoi, sipas statistikave të rrjetit NBC.

Armë zjarri u dëgjuan dhe në epiqendrën e protestave anti-raciste të grupit Black Lives Matter në Minneapolis, ku u vra George Floyd, si dhe në Seattle, ku protestuesit ngriten barrikada dhe krijuan një zonë te ndaluar për policinë.

Në Kaliforni një burrë e një grua u vranë ndërsa një roje sigurie u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri, kur dyshes iu kërkua të dilnin nga një klub nate mëngjesin e të hënës.

Kryebashkiakja Lori Lightfoot tha: “Ne nuk duhet të eliminojmë mjetet të cilat krijojnë të ardhura të klasës së mesme për afro-amerikanët dhe komunitetet e tjera minoritare. Nuk po themi se nuk ka arsye për të qenë të zemëruar me policinë, por jo të gjithë ata janë të trajnuar për këto probleme prandaj në disa raste sigurisht që do të dështojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *