• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni si e presin Bruno Sorianon tek Villareal: kapiteni zbret në fushë pas 1128 ditësh

-Instant, Sport



Pas gati tre vjetësh, praktikisht 1128 ditësh, Bruno Soriano la pas momentin më të errët të karrierës së tij e është kthyer në fushë me fanellën e Villarreal. Njeriu simbol i Nëndetëses së verdhë, kapiteni i datëlindjes 1984 e rekordmeni i prezencave (418), është futur në fushë në minutën e 87 të sfidës kundër Sevilla përfunduar 2-2. Në fund të ndeshjes shokët i kanë rezervuar një standing ovation e një duartrokitje të gjatë e të ngrohtë.

“Nuk di as cfarë të them, nuk luaj prej aq kohe sa nuk arrij të flas – ka pranuar ai për mikrofonët e Movistar LaLiga – Jam shumë i kënaqur në këtë moment. Kam punuar kaq gjatë e deri më sot kisha provuar të kthehesha pa arritur asnjëherë. Tani duhet të vazhdoj në këtë rrugë e të mundohem të ndihmoj sa më shumë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit”.

Ndeshja e fundit zyrtare e tij është regjistruar në 21 maj 2017 kundër Valencia, java e fundit e Liga. Pastaj në korrik të atij viti nisi kalvari i tij i gjatë, me transpozicionin e tuberozitetit tibial anësor në këmbën e majtë. Ndalesa për këtë lloj operacioni është parashikuar tre muaj, por kapiteni i Villarreal vazhdoi të ndjente shqetësim e dy vjet më pas vendosi ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjike në tendinën e gjurit. Në 9 maj 2020 u bë rikthimi në grup, preludi i rikthimit të shumëpritur në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *