• |
ide | kryesore

Butrint Imeri finalizon projektin e ri muzikor (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Butrint Imeri, tanimë ka finalizuar projektin e ri muzikor.Siç njofton artisti, kënga e re e tij mban titullin “Si përpara” dhe pritet të publikohet të premten.Ai ka sjell një fragment të shkurtër të projektit, në të cilin shfaqet duke interpretuar e duke vallëzuar pranë një pishine.

“Me mujt me kthy kohën “Si përpara”.. shihemi të premten (26.06) ora 14:00”, ka shkruar ai krahas videos.

Ndërkohë, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se projekti po pëlqehet akoma pa u lansuar i plotë.Kjo këngë e Butrintit vjen pas “Prita” dhe projekteve të tjera të tij që i solli në versionin akustik. Look-u i artistit në këtë klip, ngjan shumë me të këngëtarit latin Maluma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *