• |
ide | kryesore

Çfarë do ndodhë tani me të plagosurin tjetër në atentatin e Laçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreshnik Tusha u arrestua pas vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Ai shkoi në spital i plagosur dhe policia e arrestoi, me akuzën e vrasjes, pasi u dyshua si personi që ishte plagosur brenda hotelit.

Kreshnik Tusha i tha policisë se e qëlluan kur doli në rrugë, por versioni i tij nuk u besua.

Me kapjen e Eduart Lamajt vërtetohet sipas prokurorisë edhe pretendimi i Kreshnik Tushës. Shenjat e gjakut, të personit të plagosur gjatë përplasjes me armë i përkasin Lamajt sipas prokurorisë.

Tusha ka dalë në hyrje të shtëpisë së tij në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi e kishte banesën shumë pranë hotelit ku u ekzekutuan biznesmenët.

Në këtë moment, autorët e atentatit kanë menduar se një person tjetër u kishte dalë në pritë duke qëlluar në drejtim të tij dhe e lanë të plagosur.

Ai pritet të lirohet nesër nga të gjitha akuzat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *