• |
ide | kryesore

COVID-19/ Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot është dita e fundit e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos me vendim të Këshillit të Ministrave për herë të parë më 24 mars, ku vendi ynë u përballë me rastet e koronavirusit, ndërsa u shoqërua me një sërë masash, siç ishte dhe izolimi.

Ishte vet kryeministri Edi Rama që propozoi bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar që të shtyhej edhe me 2 muaj të tjerë gjendja e jashtëzakonshme. Ndërkohë që kjo shtyrje shkaktoi debate dhe reagime mes palëve politike, ndërsa sipas opozitës Kushtetua përcaktonte shtyrjen vetëm me 30 ditë. Deri më tani nuk dihet se si do të veprohet pas skadimit të këtij afati, pasi vendi ende po përballet me raste të COVID-19.



1 Comment

  1. Dëgjova gazetarin Zheji që të akuzojë opozitën se ishte ajo që e detyroi Ramën që të shpallë gjendjen e jashtëzakonëshme, duke i lënë dorë të lirë që të çojë në arrest shtëpiak gjithë shqiptarët.
    Kjo nuk është aspak e vërtetë .
    Opozita e bëri këtë kërkesë për tjetër gjë.
    Në kushtet e emergjencës natyrore, qeveria është e detyruar të ndihmojë në para puntonjësit e ngelur pa punë dhe bizneset e bllokuara nga pandemia,
    Kjo pra ishte arsyeja që opozita nguli këmbë për shpalljen e emergjencës e jo ashtu siç e komentoi Zheji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *