• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati kundër Ramës, për ndihmën që iu dha Vuçiçit në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Angazhimi i Tiranës për të nxjerrë masivisht shqiptarët në zgjedhjet serbe, që opozita reale i i bojkotojë si shkak i regjimit të Vuçiçit me sa duket ka tërhequr edhe vëmendjen e ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Ai ka shfaqur në Tëitter një reagim të ndryshëm nga propaganda qeveritare që e ka mbuluar ndihmën e saj për autokratin serb si një përpjekje për të futur sa më shumë shqiptarë në parlament. Në emër të kësaj Gent Caka shkoi në Luginën e Preshevës për të unifikuar partitë shqiptare, ndërsa Edi Rama i bëri thirrje atyre për të dalë në zgjedhje. Por Bushati ka një vështrim tjetër: “Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre” ka shkruar ai.

Lexo me tej:

Zgjedhjet në Serbi/ Rama thirrje pro farsës së Vuçiçit

Në fakt gjithkush e kupton se në një mjedis monist ka shumë vend për pakicat, por kjo qe zgjedhja që bëri qeveria shqiptare për të kamufluar mbështetjen ndaj regjimit të Vuçiçit.

©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *