• |
ide | kryesore

Djokovic e gruaja e tij pozitiv me Koronavirus: “Shpresoj mos kem komplikime”

-Instant, Sport



Covid-19 trondit botën e tenisit, me tre muaj vonesë nga sportet e tjera. Novak Djokovic, numeri 1 i botës, ka lajmëruar se është infektuar nga koronavirus. Pas pozitivitetit të Grigor Dimitrov, Borna Coric e Viktor Troicki ka mbërritur edhe lajmi për Nole, organizator i Adria Tour, turneu ekzibicionues i zhvilluar në Serbi e Kroaci mbushur me spektatorë e pa asnjë masë anti-infektim. Përvec tre lojtarëve, edhe Marco Panichi, preparatori fizik i Djokovic, e Kristijan Groh, trajneri i Dimitrov, kanë rezultuar pozitivë me virus, duke bërë që mbi turneun të ngrihet një stuhi e vërtetë kritikash.

Tani është rreziku që të zbulohet një vatër e vërtetë koronavirusi, duke qenë se Coric, Djokovic e lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Marin Cilic, kanë luajtur basket me një skuadër lokale javën e kaluar e kanë postuar bashkë për foton. “Më vjen keq vërtetë për cdo dëm që mund të kem shkaktuar”, ka thënë Coric, që ka nxitur të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të ti nënshtrohen kontrolleve.

POZITIVE EDHE GRUAJA
Edhe gruaja e Novak Djokovic, Jelena, ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirus. Negativë ndërkohë fëmijët e ciftit. E ka bërë të ditur vetë tenisti serb në një komunikatë: “Kur mbërritëm në Beograd i jemi nënshtruar testeve – lexohet në komunikatë – I imi rezultoi pozitiv, ashtu si Jelena. Fëmijët tanë dolën negativë”. Numri 1 i ranking Atp është tenisti i katërt që është infektuar me Covid-19 pasi ka marrë pjesë në turneun e bamirësisë Adria Tour, organizuar piëkrisht nga Nole. I ndaluar për shkak të vatrës së pandemisë, turneu i Zara ka shkaktuar polemika të forta për sjelljen e vetë Djokovic i cili, në vend të kryente menjëherë testin, ka preferuar të kthehej në Serbi.

DJOKOVIC: “MË VJEN KEQ”
“Organizuam një turne në një moment në të cilin forca e virus po zvogëlohej, duke besuar se ishin kushtet për ta bërë. Fatkeqësisht, virusi është ende dhe duhet të mësojmë të bashkëjetojmë. Më vjen shumë keq për cdo një nga këto raste. Shpresoj të mos ketë komplikime e që në fund të gjithë të jenë mirë”. Kështu shkruan Novak Djokovic, që ka sqruar se do të qendrojë në izolim për 14 ditë e se cdo ti nënshtrohet një testi tjetër pas 5 ditësh.



1 Comment

  1. Po perse na cani trapin me kete idiot. Ky eshte ne hetim nga federata nderkombetare e tenisit per turneun e adriatikut, ky nuk la me vend pa share Kosoven, ky eshte nga ata qe merret me fuqine e karmes e budallalleqe te tjera..me pak fjale nje idiot e gjysem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *