Një koleksionues privat arti në Spanjë mbeti i shokuar nga mënyra se si ia kishin restauruar një pikturë të kohës baroke të artistit Bartolomé Esteban Murillo. Ai pagoi 1200 euro që piktura të restaurohej, por pavarësisht 2 përpjekjeve, piktura e quajtur “Konceptim i papërlyer” u bë gati e panjohur.
Kjo ka sjellë në vëmendje edhe raste të tjera të ngjashme në Spanjë. Në 2012-ën disa restaurues u përpoqën të riparonin një afresk të Jezu Krishtit në një kishë në Saragoza. Por puna e tyre bëri që vepra të quhej “Majmuni Krisht”.
Vitin e kaluar një statujë e shekullit të 16-të në kishën e Shën Xhorxhit në Navarre tërhoqi vëmendjen për shkak të punës së dobët të bërë. ©LAPSI.al
mall i keq! i perzim!