• |
ide | kryesore

I grabitën motorin kur festonte për Napolin, Insigne i dhuron tifozit një të ri

-Instant, Sport, Video



“Ciao Lorenzo, jam Salvatore, mora dhuratën tënde të bukur. Faleminderit për gjithcka, forca Napoli”. Mesazhi i falenderimit të tifozit të kaltër, të cilit tre keqbërës i vodhën motorin gjatë festimeve nëpër rrugët e qytetit për triumfin e skuadrës së Gatusso në Kupën e Italisë, ka zbuluar kështu zemërgjerësinë e Lorenzo Insigne, që pasi ka parë pamjet e grabitjes ka vendosur ti dhurojë një motor të ri mbështetësit të ri të Napolit.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Marte, pasi në një moment të parë identiteti i autorit të dhuratës kishte mbetur i panjohur. “Më në fund mund të zbulojmë emrin e bamirësit misterioz që ka dhuruar motorin për Salvatore”. Por nuk mbaroi me keq, sepse në mesazhin e tij Salvatore ka bërë një tjetër kërkesë për kapitenin e kaltër: “Nëse është e mundur, dua edhe një fanellë me autograf e një takim. Nëse mundesh! Faleminderit!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *