• |
ide | kryesore

Kukësi kthehet në stërvitje: nga e hëna nis likuidimi

-Instant, Sport



Bojkoti i lojtarëve pikërisht para ndeshjes së Kupës, pas humbjes në Lac e agravoi situatën, me lojtarët që shpërthuen zemërimin e tyre për shkak të mos pagesës prej të paktën 4 muajsh. Kriza financiare post Covid natyrisht ka ndikimin e tij në gjendjen e klubit, por me kthimin kundër Apolonisë në prag, askush nuk mund ta toleronte ngërcin e krijuar. Kështu, një takim emergjent mes drejtuesve të klubit e lojtarëve ka sjellë akordin e shumë pritur.

Sipas asaj që filtron brenda klubit palët janë dakordësuar për zgjidhjen e cështjes, me likuidimin që do të nisë nga e hëna e javës së ardhshme. Kaq ka mjaftuar që lojtarët të dalin rregullisht në stërvitje me përqendrimin e duhur për të kërkuar kualifikimin në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Drejtuesit e Kukësit u kanë paguar futbollistëve në fillim të muajit qershor rrogën e janarit, ndërsa për pjesën e mbetur të detyrimit, shlyerja do të bëhet gradualisht, me klubin që ka bërë hapa prapa, në krahasim me qendrimin refuzues të diktuar nga zhgënjimi për humbjen në Kurbin, që praktikisht i nxorri jashtë luftës për titull.

Tani kërcënimi për të mos u prezantuar në fushë kundër Apolonisë është venitur, por kjo lëvizje bllokuese e lojtarëve të Kukësit është edhe një sinjal, që gjërat në futbollin shqiptar kanë filluar të ndryshojnë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *