• |
ide | kryesore

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Dy deklarata të ditëve të fundit kanë ngritur edhe njëherë pikpyetjen lidhur me rolin që ka pasur kryeministri Shqiptar, Edi Rama, në aventurën e zgjidhjes së çështjes shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh. Para takimit të 27 qershorit i dërguari special i presidentit Trump për dialogun, Riçard Grenell, tha publikisht në Fax News se: “Për momentin jam në një situatë jo të mirë për shkak të asaj që krijoi John Bolton, i cili mendonte ndryshe nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim territoresh, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë politikë e Trump. Të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”.


Pra, në thelb, e Grenell e ka pranuar se kjo ide ka qenë në tryezë ne verën e vitit 2018.


Ndërkohë, pak ditë më pas kësaj deklarate, ish ministri i jashtëm i asaj kohe, Ditmir Bushati tregoi tek “5 pyetjet nga Babaramo” se “Ndarja e Kosovës është një ide Serbe që fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës”.

Po a ishte edhe Edi Rama midis tyre?

Natyrisht nuk ka asnjë deklaratë publike të tij ku kjo ide të jetë mbështetur hapur. Por një gjë të tillë nuk e kanë bërë as Thaçi dhe Vuçiçi.

Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian”.
Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është ok dhe Tirana duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë.

Por realiteti është pak më i ndryshëm.

Prandaj për të hulumtuar për rolin që ka luajtur kryeministri shqiptar duhen parë takimet që ai ka psur me faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe qëndrimet që ka mbajtur kur është hapur kjo temë.

Dëshmia e parë ka ardhur nga ish kryeministri suedez dhe njohësi i mirë i Ballkanit, Karl Bild (lexo poshte). Kur ai e kundërshtoi që në gusht të vitit 2018 propozimin e presidentit Thaçi, në një shkrim në Washington Post, Bild theksoi se gjatë një bisede, Rama i pati thënë se qe i hapur ndaj kësaj ideje.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Rama filloi të jepte sinjalet e para, një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij ne gusht 2018.
Ai u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet që mbajti.

Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë.

Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të coptonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. “Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar”, “kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet”, shtoi ai. Rama këmbënguli se “në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes” (lexo poshte) duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.

Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin, se ishte qe kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në “Open” për divergjencat me kancelaren ai guxoi: “Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares”.Mjafton të shihet e të rishihet videoja poshtë, për të kuptuar qëndrimi që Rama ka pasur në atë kohë.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.

Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Ndërsa në janar 2019, ai e hoqi maskën kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn.

Pra për më shumë se një vit (nga gushti 2018 deri në samitin e Berlinit Maj 2019) kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë, në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike.

Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi.

Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE.

Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 1o mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Jo më kot edhe ish kryeministri Kosovar Ramush Haredinaj edhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, e kanë përmendur atë mes autorëve që përpunuan një plan me harta dhe shkëmbim kufijsh. Nuk ka dyshime se ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën e cunguar, si të vetmen shpresë për të hapur një cikël të ri personal në politikë. Dhe tani, kur Grenell e ka pranuar që ka pasur një plan Bolton, është më lehtë të zbulohen ata që kanë mbajtur qëndrime të fshehta pro tij.
©Lapsi.al

10 Comments

  1. Qe Rama ishte i zhytur ne kete maskarade nuk ka dyshim, por tani po na del qarte qe Grenell nuk eshte i zhytur. Keshtu qe e vetmja gje qe kerkon shpjegim eshte se pse Albini beri cdo gje per te prishur maredheniet me Grenell dhe SHBA? Kjo nuk duket seka lidhje me kufinjte. Kush eshte Albin Kurti, qe e quan me gojen e vet bytheqir(edhe pse eshte) ne parlament perfaqesuesin me te larte te SHBA? Deri tani ajo qe kemi 90% te sigurte eshte qe Albini genjeu per Grenell, jo kur e quajti bythqir, por kur e akuzoi se ka dijeni te plote qe ai ben plane me harta. Albini duhet t’i lere lojerat dhe te kerkoje voten duke propozuar ate qe duket se beson si te nevojshme, pra riorientimin gjeopolitik te Kosoves. Te behet burre dhe te dali hapur. Bythqiri Grenell e pati aq guxim sa te dali hapur.

  2. Kur Rama vizatonte harta? Do ishte shume me interes kur Rama shkroi ate gallaten e tij “LULE SHQIPO, LULE DJALE”!
    Ate po, ri-botojeni se do gajaseshin te gjithe, edhe idhtaret e tij!

  3. DITMIR BUSHATIN E LARGOJ EDI RAMA SE JA PRISHI PLANIN PER NDARJEN E KOSOVES,-POR TANI KUR ALBIN KURTI TE JETE PRAP KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI DUHET TE JETE PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    ZOTI DITMIR BUSHATI ,PER EDI RAMEN E PATI MBREME SE NE KOSOVE PER HASHIM THACIN E DI GJITHE BOTA,DHE PER KETE ARSYE E LARGOJ NGA POSTI MINISTER E JASHTEM

  4. KY PRA RAMA ESHTE IDEATORI REGJIZORI DHE AKTORI KRYESOR I KESAJ GJELLE TE PREGATITUR ATEHER KUR E QUANTE VETEN LIDER GLOBAL SEPSE ASHTU MENDONTE DUKE SHITUR KOSOVEN AI DO E KISHTE MIRE ME AMERIKEN EUROPEN SERBIN RUSIN KESHTU MENDONTE HAJVANI SE DO JA HEDHTE AMERIKES KY PLEH SHISHTE KOSOVEN NJESOJ SI ENVERI DHE PASTAJ BENTE SIKUR E MBRONTE KU SEKTI KEQ GJELLEN EPRISHUR QE GATOJ KY E HENGREN DHE THACI ME SHOK POR JO BERISHA,AMERIKA,HARADINAJ.KU FAMOZ I PASKRUPELLT KY SEKTI I KEQ JU SHPIK KOMBIT SHQIPTAR.

  5. Ed Rama e largoi Ditmir Bushatin nga Min. Jashtem per ta zevendesuar me ate krricin e vogel Gent Cac a Kak si e ka qe eshte turp ta prezantosh si sekretar ambasade diku.

  6. Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!
    Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.
    Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Ky eshte kryeministri fantazme lulzime basha

  7. Bushat harron me dashje disa elemente qe e lidhin Ramen direkt me shkembim territoresh. E para ne turin e takimeve rreth kesaj, Rama, Vuçiç bashke me Thaçin jane takuar plot here me djalin e George Soros. Dhe se dyti, denoncuesi me i ashper dhe i pari rreth kesaj marreveshje ka qene Sali Berisha!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu