• |
ide | kryesore

Më shumë se tre gjenerata të mjekësisë janë larguar nga vendi gjatë 2010-2017, koronavirusi do ta përkeqësojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pasiguria-juridike-e-mjek-euml-ve_hd.jpg



Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi.

Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore.

Sakaq Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend.

Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë.

Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së.

Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi. /monitor



5 Comments

  1. Ku jeni ju kurvat e rames qe shkruanj ! Si qene do tju vdesin familjaret e juaj ! Apo keni hallin e shefit .ptu race e poshter

  2. Nuk e duroj dot riqelbjen dhe me vjen keq per emigracionin, por duke pare fluksit te popullsise , kjo eshte “normale”. Nuk eshte ceshtje rroge, keta njerez ikin sepse e mendojne te ardhmen e tyre me te mire. Ne fakt shumica kthehen pasi kane bere specializim(per ate qe ka leke) apo nja dy vjet pastrusin ne strukturat e huaja.
    Duket bukur ne selfie por eshte shume e veshtire te mbarosh specializimet e te rigjesh veten. Nejse ne itali gjate specializimit rroga eshte 1500-2000 Eur, ndersa pas 2500 Eur. Pastaj rritet ne varesi te pozicionit. Po te llogarisesh kostot e jetes, vete aty e aty me shqiperine..Po me deshire eshte ky muhabet!

    1. Nje mjek specialist ne Shqiperi, qe sa nis punen, merr 42 mije leke te thata ne dore… Aty aty qenka, ke te drejte. Te mos flasim pastaj per kushtet e punes. Ne spitalet shqiptare s’ke ilaçe, s’ke aparatura, s’ke materiale. Apo di flasim edhe per njerezit qe jane komplet kafshe e injorante ne sjellje?!

  3. specializanti ne Shqiperi ka 15000 leke page qesharake , mjeket kane paga 40% me te ulta se ne Kosove ,kushtet mizerabel , drejtuesa te qelbur kane ike dhe do te ikun elitat e mjeket jane elite e nuk mund te durojne te drejtohen nga perversa pa siguri , te dhunum ,ta perfolun nga maskarenjte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *