• |
ide | kryesore

Pandemia, sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot, 23 qershor mbaroi afati i gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri, të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Qeveria shqiptare shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më datë 24 mars 2020 kur deri më atëherë pandemia pati shkaktuar 5 viktima, si dhe 123 persona të prekur nga COVID-19. Vendimi parashikonte kufizime të lëvizjeve të qytetarëve, si dhe kufizim në aksesin në ambiente publike, ndalimin e tubimeve, manifestimet, grevat etj.


Një vendim i tillë ishte propozuar nga opozita rreth një javë më parë dhe ajo e pati quajtur një hap të vonuar të qeverisë.

Një muaj më vonë më datë 23 prill Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi shtyrjen me 2 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Nuk dihet nëse gjendja e fatkeqësisë natyrore do të shtyhet sërish.

Rritja e rasteve me COVID-19 ditët e fundit ka shtuar zërat se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Çfarë ndryshon

Gjendja e fatkeqësisë natyrore kufizonte aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë, ndalonte tubimet, manifestimet dhe grevat, kufizonte aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore kufizonte edhe lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore, kufizimin e zhvillimit të aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore.

Pavarësisht nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, masat për bizneset dhe sipërmarrjet do të jenë të rrepta në respektimin e protokollit të sigurisë, pasi ditët e fundit numri i rasteve të reja me koronavirus, ka ardhur në rritje.

Përdorimi i maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu