• |
ide | kryesore

Sarri i kthehet kritikëve: “Ishin të pajustifikuara, na bënë më të fortë”

-Instant, Sport, Video



Me 2-0 në shtëpinë e Bolonjës, Juventus merr fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke vënë nën presion Lazion (momentalisht -4). “Ishim më brilantë fizikisht në krahasim me daljet tona të fundit – ka komentuar tekniku bardhezi Sarri në fund të ndeshjes -. Për 70 minuta mbajtëm një ritëm të mirë, duke vuajtur vetëm në fund në krahasim me sfidat e tjera kur pas 30 minutash ishim në vështirësi në situate që vendosin ndeshjet”.

Ronaldo shënoi me penallti, por u ankua për pak mbështetje offensive në pjesën e dytë: “Për ta ndihmuar duhet të luajmë në maksimum për 90 minuta – ka vazhduar Sarri -. Nuk mendoj se u tërhoqëm në fund për zgjedhje, porn a mbaroi benzina e ishte e pashmangshme të mbylleshim disi”. Pas humbjes në Kupën e Italisë pati kritika në shtëpinë e Juventus: “Kemi individualitete të nivelit të lartë që të zgjidhin ndeshjet, por duhet të kemi ambicje të dyfishtë: ti shfrytëzojmë sa më shumë mundemi e të kemi një skuadër të aftë të kapërcejë përfaqësimet nën ton të dy lojtarëve si Dybala e Ronaldo”.

Edhe De Ligt është përmirësuar në aspektin e përfaqësimeve me kalimin e javëve: “Pozicioni nuk përmbys një lojtar. E vërteta është se është rritur duke u mësuar me futbollin tonë duke parë që vinte nga Hollanda ku faza defensive është më pak e kuruar. E pati të vështirë të mësohej me një futboll më taktik, por nëse shohim moshën mund të themi se nuk është se pati shumë të ëvshtirë. Eshtë i përgjedhur, do të jetë një nga mbrojtësit pikë referimi për shumë vjet”. Sarri pastaj iu kundërvu kritikave: “Ka patur shumë kritika ndaj nesh. Flitej gati për një skuadër të shpërfytyruar, por nuk është kështu. Përkundrazi, këto kritika na kanë ndihmuar të kthehemi më grintozë, duke kaluar ndonjë ngërc nga pikëpamja fizike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *