• |
ide | kryesore

SPAK merr dosjet/ Do të verifikohen ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë që u shkarkuan nga Vettingu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka tërhequr dosjet të gjithë ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës të Lartë të shkarkuar ng Vettingu.

SPAK ka tërhequr dosjet dhe ish- gjyqtarët do të verifikohen nëse kanë bërë pastrim parash, korrupsion apo fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Prej fillimit të Vettingut nuk kanë qenë të paktë gjyqtarët nga Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë që u shkarkuan apo u dorëhoqën, gjë që solli dhe mosfunksionimin e këtyre dy institucioneve të larta të drejtësisë.

Nga Gjykata Kushtetuese tashmë nga SPAK do të verifikohen Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Altina Xhoxhaj, Bashkim Dede kurse nga Gjykata e Lartë, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli dhe Xhezair Zaganjori, të gjithë këta të shkarkuar më parë nga Vettingu.



5 Comments

  1. Hajde me kembe te mbare more SPAK .

    Mbas tyre hetoni te tere gjyqtaret dhe prokuroret qe shkarkoi Vetingu, qe te marrin frike keta te rinjte qe do ti zevendesojne.
    Pasi te pastrohet ajo hale ‘ drejtesi’ , filloni me politiken, por pasi te kene ardhur gjyqtaret e rinj ne detyre se perndryshe dalin te pafajshem keta politikanet.

  2. Po dalin shumë “komisionerë” që ju bënë vetingun këtyre e që janë të zhytur dhjetë herë më shumë se këta në abuzime.
    E pra SPAK mund të bëjë diçka tjetër nëse ka juristë të ndershëm.
    Ata që janë larguar me të drejtë të ndëshkohen e ata që janë larguar me pa të drejtë të rikthehen në detyrat e tyre, ndërkaq tju bëhet me përparësi sa më shpejtë vetingu komisionerëve.

  3. Hajde se mbulojm si gjithmon m…me sh…… kemi dhe ndihmen e pa kursyer te agjenteve besnik rilindor deri sa ta kuptojn k….qe e kane brenda e do hidhen si limon i shtrydhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *