• |
ide | kryesore

Tirana, tre tituj kampion të markës bardheblu në vitin jubilar të 100 vjetorit

-Instant, Sport



Është viti i Tiranës dhe ky është një term gjithëpërfshirës në futboll, që shkon përtej një rrugëtimi drejt titullit të 25 kampion në historinë e klubit më të titulluar në vend. Në fakt duhej të ishte kështu, në vitin jubilar, atë të 100 vjetorit të themelimit të klubit, që po sjell në palmaresin e jashtëzakonshëm të kryeqytetasve titullin kampion të skuadrës së parë, që mungonte prej 11 vjetësh. Egbo dhe të tijtë kanë vënë ndoshta gurin vendimtar, me fitoren në klasiken kundër Vllaznisë, shoqëruar me humbjen e Kukësit në Lac, që riktheu diferencën prej 9 pikësh, kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në përfundim të kampionatit dhe me 18 pikë në lojë.

Nuk është cështja vetëm tek trofeu, por tek një project i ndërtuar me kujdes, ndonjëherë edhe i pakuptuar, që jo vetëm po merr frytet, por po krijon një grup të tërë talentesh për tu administruar e për të bërë formacionin bardheblu dominues e të sukesshëm për shumë më tepër se thjesht në vitin historik. Nuk është rastësi që dy grupmoshat shumë të rëndësishme të Tiranës, ajo U 19 e U 17 janë shpallur kampionë të grupit të tyre pa përfunduar ende ecidioni. 19 vjecarët e Migen Memellit janë fitues të Kategorisë Superiore në grupin A, duke marrë një kënaqësi edhe më të madhe me 4-1 e fiksuar ndaj bashkëmoshatarëve të Partizanit në “Selman Stërmasi”. Natyrisht që për trofeun ka ende punë, në kohën kur nga grupi B kampione është shpallur Teuta, e cila e ka mbyllur kampionatin si kryesuese. Memelli e kishte shfaqur gjithnjë vlerësimin për individualitetet e skuadrës, por konfirmimi u dha me zhurmë golash e një sukses, që pasoi atë të Tiranës U17 me bardheblutë kampionë në grupin A të Kategorisë Superiore. Edhe 17 vjecarët kurorën e titullit e dhanë me një poker po ndaj Partizanit, që i bën ata favoritët kryesorë për trofeun, edhe pse rivalitetin kryesor do ta kenë me Shkëndijën fituese të grupit B.

Kështu, Tirana në vitin shekullor është kampionia totale e futbollit, nga moshat tek elita dhe nuk është cështje motivimi. Jo, është një ide e ndërtuar mes vështirësive, që duket se tashmë ka kaluar tunelin dhe është gati të kthejë statusin e Zonjës bardheblu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *